Lajme

Cakaj: FSK meriton mirënjohjen më të veçantë

Autori: Gazeta inFokus 19:47 | 01 December 2019

Ministri i Punëve të Jashtme në Shqipëri, Gent Cakaj ka falënderuar të gjithë shtetet të cilët i qëndruan afër dhe i ndihmuan të prekurve nga tërmeti.

Ai ka thënë se mirënjohjen më të veçantë e merito Forca e Sigurisë së Kosovës për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës, shkruan gazeta inFokus.

“Mes konsideratave më të larta e falenderimeve më të mëdha për të gjitha shtetet e organizatat që qëndruan afër Shqipërisë që prej orëve të para pas tërmetit, përtej çdo mëdyshje, Forca e Sigurisë së Kosovës meriton mirënjohjen më të veçantë për përkushtimin e pakrahasueshëm, humanizmin e lartë e atdhedashurinë më të thellë dhe profesionalizmin mbresëlënës
?????!
Shërbimi i tyre këto ditë në Shqipëri do të kujtohet gjithmonë me vlerësimin më lartë!

-Advertisement-

Në fakt, gjatë këtyre ditëve me vështirësi të shumta e me dhimbje të pafundme, e gjithë Kosova ka dhënë shembullin e një solidariteti të paparë njerëzor dhe ka dëshmuar absolutisht trajtën më të thellë të bashkëndjenjes kombëtare.

Solidariteti e mbështetja e Kosovës kësaj rradhe mbeten frymëzues përtej asaj çka mund ta shprehë rëndom gjuha ?!”, është shprehur Ministri Cakaj./Gazeta inFokus/.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera