Lajme

Cakaj: Edhe Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë zyrtare të ndarjes së çmimit Nobel

Autori: Gazeta inFokus 13:53 | 09 December 2019

Gent Cakaj, Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë ka njoftuar se edhe Shqipëria do të bojktojë ceremoninë e ndarjes së çmimit Nobel.

Ai tha se kanë urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi qe që të bojkotojnë këtë ceremoni, shkruan gazeta inFokus.

“Duke qenë thellësisht të bindur se arsyetimi dhe lavdërimi i krimeve të luftës është pengesë për shpirtin e pajtimit që duhet të mbizotërojë në rajon, ne kemi urdhëruar Ambasadorin e Shqipërisë në Suedi që të bojkotojë ceremoninë solemne të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi për Peter Handken”, shkruan ai.

-Advertisement-

Ai gjithashtu tha se çdo shpërblim i atyre që kanë mohuar gjenocidin edhe përmes veprave letrare forcon prirjet për të ju shmangur përgjegjësive politike.

“Çdo shpërblim i personaliteteve që kanë mohuar gjenocidin edhe nëpërmjet veprave të tyre letrare, vetëm forcon prirjet për t’iu shmangur përgjegjësive historike dhe relativizuar peshën e rëndë të krimeve të luftës, pastrimit etnik dhe gjenocidit”, shkruan Cakaj.

E kështu sipas tij Shqipëria nuk do të marrë pjesë  në këtë ceremoni.

“Ndaj, Shqipëria do të bojkotojë ceremoninë zyrtare të ndarjes së Çmimit Nobel për Letërsi. Përkushtimi ynë, ndërkaq, do të vazhdojë për promovimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore bazuar në vlerat e patjetërsueshme të së vërtetës dhe në përputhje me kërkesat më të larta të drejtësisë”, shkruan Cakaj.

Edhe Kosova e ka bojkotuar këtë ngjarje e gjithë kjo sepse ky çmim iu dha Peter Handkes njeriut i cili ka mohuar gjenocidin në Bosnjë dhe Kosovë dhe e ka përkrahur masakrën e Ballkanit./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera