Sport

Bylbyl Sokoli apo “The Special One” i Kosovës tregon çelësin e suksesit me Ferizajn

Autori: Gazeta inFokus 21:41 | 16 May 2019

Ferizaj pas fitores ndaj KEK-ut me rezultat 5-2 një xhiro pa përfunduar sezoni i Superligës edhe matematikisht e ka siguruar mbetjen në elitë edhe për edicioni tjetër, shkruan Gazeta inFokus.

Gjashtë fitore në gjashtë ndeshjet e fundit kanë bërë që Ferizaj ti largohet zonës se rrezikshme dhe të kaloj në pozitën e pestë në renditje.

Padyshim ky sukses i Ferizajt ka një emër dhe ai është trajneri i mirënjohur, Bylbyl Sokoli.

-Advertisement-

Sokoli vitin e kaluar i inkuadroi “Ujqerit” në Superligë, duke ia dorëzuar timonin, Afrim Toverlanit i cili nuk arriti ti tregoj cilësitë e tij pasi ferizajasit në stinorin pranveror ishin në fund të renditjes.

U deshtë që përsëri “Profa” ta merr drejtimin e Ferizajt dhe ta ngritë nga pozita e 11-të në të 5-tën.

Pas ndeshjes në Obiliq, Sokoli deklaroi se suksesi është i përbashkët, derisa disiplina ka qenë çelësi kryesor i arritjes së këtyre rezultateve.

“Për çdo ditë kemi qëndruar nga pesë deri në gjashtë orë në ditë në stadium për të parë inçizimin e ndeshjeve tona, të ndeshjeve të kundërshtarit. Kemi bërë analiza të shumta. Kemi patur ngarkesë të madhe. Kemi patur shumë tensione, shumë presione, por në fund mundi u shpagua dhe mendoj se disiplina ka qenë çelësi kryesor i arritjes së këtyre rezultateve”, deklaroi Bylbyl Sokoli.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera