Lajme

Buzhala jep detaje: Si ndodhi grabitja me armë në KEDS

Autori: Gazeta inFokus 17:24 | 01 March 2021

Një grabitje me armë ka ndodhur në zyrat e KEDS-it në Prizren.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:00, shkruan Gazeta Infokus.

Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Infokus, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala.

-Advertisement-

Buzhala ka thënë që nuk dihet ende për shumën e vjedhur dhe se stafi i KEDS-it nuk është lënduar.

“Sot pasdite ka ndodhur një grabitje e armatosur në zyrat e KEDS-it në Prizren për shumën e saktë flasim në ditët ne vijim, fatmirësisht stafi jonë nuk është lënduar, për detaje të tjera është Policia duke e hetuar rastin dhe informacione tjera mund të kontakton me ta”, ka thënë Buzhala për Infokus.

Derisa zëdhënësi i Policisë, Shaban Osmanollaj ka thënë që grabitja është kryer nga dy persona me armë të shkurta.

“Rreth orës 15:03 minuta dy persona me armë të shkurta dhe me maska kanë arritur të grabisin një numër të konsiderueshme të parave në KEDS në Prizren dhe janë larguar në drejtim të panjohur”, ka thënë Shaban Osmanollaj./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera