Fokus

“Burri s’ka besu që unë muj me punu plisin” – Njihuni me gruan e parë në Kosovë që punon plisa

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 15 August 2024

Ergyle Gjurgjialo, nga Prizreni është gruaja e parë në Kosovë e cila ka filluar me punimin e plisave të bardh, shkruan Gazeta Infokus.

Ajo bashkë me familjen e saj tash e sa vite e ushtrojnë këtë profesion me shumë dashuri, e që plisat e saj kanë shkuar deri në Amerikë.

Këtë zanat ajo thotë se e ka mësuar nga burri, e që është kritikuesi por edhe përkrahësi i saj më i madh.

-Advertisement-

Ndër të tjera ajo thotë se familja e saj është shumë krenare me të.

“Baba ka qenë shumë krenar me Ergylen”, u shpreh ajo me shumë emocione.

Për të parë më shumë në lidhje me punimin e plisave ndiqeni storien në vazhdim:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera