Fun & Video

Burri hidhet nga lartësia në det, por vdes në vend, e gjithë skena filmohet nga gruaja dhe djali (pamje)

Autori: Gazeta inFokus 09:53 | 16 May 2022

Një i ri është hedhur në det dhe ka humbur jetën tragjikisht ndërsa familja filmonte momentet pa e ditur fundin e tmerrshëm.

Ngjarja tragjike ndodhi në brigjet e Spanjës dhe video e filmuar nga familjarët tashmë po bën xhiron e rrjetit.

Pamjet tregojnë një burrë teksa tenton të zhytet në det duke u hedhur nga një lartësi, por përfundon i vdekur pasi përplaset me një shkëmb në ishujt Malgrats.

-Advertisement-

Burri kishte shkuar për pushime ndërsa donte të provonte stilin e zhytjes në det, duke kërkuar që momenti të xhirohej.

Pamjet u regjistruan nga një barkë në sipërfaqen e ujit, nga ku xhironin djali dhe gruaja e burrit fatkeq.

Turisti holandez 31 vjeçar shihet që hidhet nga një lartësi mbi 30 metra.

Ulërima tmerri dëgjohen si nga burri dhe nga ata që po regjistronin.

“Oh Zot!” thotë bashkëshortja e burrit para se filmimi i shkurtër të ndërpritet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera