Lajme

Buhler për anëtarësimin e Kosovës në NATO: Kur të gjindet një zgjidhje përfundimtare politike

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 20 February 2023

Ish-komandanti gjerman i KFOR-it, Ehard Buhler, në një intervistë për Expressin, ka folur për mundësinë e anëtarësimit të Kosovës në NATO.

Ai është shprehur se kjo mund të ndodh vetëm kur të gjindet një zgjidhje përfundimtare politike.

“Unë dua që të japë një përgjigje të sinqertë. Me shumë gjasa kjo do të ndodhë vetëm kur të gjindet një zgjidhje përfundimtare politike. Kujtojeni që ne ende kemi shtete në NATO që ende nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës”, është shprehur ai.

-Advertisement-

Tutje, Buhler tha se anëtarësimi në NATO duhet të jetë e ardhmja për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor, përcjell Klankosova.tv.

“Në anën tjetër, anëtarësimi në NATO duhet të jetë e ardhmja për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, ministri kosovar i Mbrojtjes është duke bërë një punë të shkëlqyeshme në kërkimin e bashkëpunimit me NATO- n kurdo që është e mundshme, madje nën pragun e anëtarësimit, e në të njëjtën kohë po e ndërton Ushtrinë e Kosovës sipas standarteve të NATO- s. Kjo është rruga e duhur dhe pragmatike për periudhën e tranzicionit”, është shprehur tutje ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera