Lajme

Britania e Madhe: Rusia është habitur nga egërsia e rezistencës ukrainase

Autori: Gazeta inFokus 10:30 | 19 March 2022

Ministria e Mbrojtjes se Britanisë së Madhe vlerëson se Rusia është habitur nga shkalla dhe egërsia e rezistencës së Ukrainës, shkruan CNN, transmeton Gazeta Infokus.

Gjithashtu, kjo ministri tha se Rusia është detyruar që ta ndryshojë qasjen e saj operacionale krahas kësaj rezistence.

“Kremlini deri më tani ka dështuar në arritjen e objektivave të tij fillestarë” dhe “tani po ndjek një strategji të rrënimit”, tha ministria.

-Advertisement-

Kujtojmë se sot janë bërë 24 ditë qe kur kjo luftë ka filluar./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera