Lajme

Brestovci paralajmëron rikthimin e gjendjes së mjerueshme me mbeturina në Kryeqytet, për këtë fajëson PDK-në

Autori: Gazeta inFokus 19:39 | 14 September 2024

Drejtori i Shërbimeve Publike në Kryeqytet, Bekim Brestovci, ka akuzuar Partinë Demokratike të Kosovës për, siç tha ai, kthim në gjendjen e mjerueshme të qytetit në raport me pastrimin.

Përmes një reagimi në Facebook, Brestovci tha se të premten (13 shtator 2024), me propozimin e Leotrim Retkoceri, shef i grupit të asamblistëve nga radhët e PDK, u shfuqizua Paragrafi 3 i Nenit 16 të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave, paragraf ky i cili, sipas shefit të Shërbimeve Publike, Komunës së Prishtinës i jepte mundësinë që në rastet kur ndërmarrja “Pastrimi” nuk është në mundësi ta kryejë shërbimin e kontraktuar, ta kontraktojë ndonjë operator privat për ta ndihmuar ndërmarrjen në kryerjen e shërbimit ndaj qytetarëve të Kryeqytetit.

Ai publikoi edhe disa fotografi të rrugëve të Prishtinës për çka tha se i takojnë kohës kur Drejtorinë e Shërbimeve Publike e udhëhiqte PDK-ja.

-Advertisement-

“Qytetarët e kryeqytetit e kanë në mendje se në çfarë gjendje të mjerueshme ishte kryeqyteti, deri në momentin kur për kryerjen e shërbimit për grumbullimin e mbeturinave u angazhua një operator privat, për grumbullimin e mbeturinave nga amvisëria e së fundmi edhe një operator për grumbullimin e mbeturinave vëllimore dhe një për grumbullimin e atyre ndërtimore”.

“Tani, kur Kryeqyteti po bëhej për çdo ditë e më i pastër e kur Drejtoria e Shërbimeve Publike po e avanconte tutje strategjinë për një Prishtinë pa mbeturina dhe shumë të pastër, Leotrim Retkoceri nga PDK, solli në Kuvendin Komunal propozimin për heqjen e një paragrafi i cili nëse merr ligjshmërinë nga Ministria e Pushtetit Lokal, pamundëson çdo përmirësim të gjendjes në menaxhimin e mbeturinave dhe e kthen Prishtinën prapë në kryeqytetin më të papastër në rajon. Ne jemi të përkushtuar t’i dalim zot çdo sfide dhe edhe këtë situatë do e përballojmë, por misteri qëllimkeq i shfuqizimit të paragrafit 3 të Nenit 16, të Rregullores për menaxhimin e mbeturinave do mbetet gjatë në kujtesën e qytetarëve të Kryeqytetit si një akti i turpshëm i propozuesit, Leotrim Retkoceri”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera