Lajme

Brenda një dite me qindra qytetarë u trajtuan në emergjencë

Autori: Ermirë Berisha 15:41 | 21 April 2022

Gjatë 24 orëve të fundit janë trajtuar 219 pacientë në Klinikën Emergjente në Prishtinë, Shkruan Gazeta inFokus.

Sipas Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës 17 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së.

Ndërsa prej tyre 27 pacientë kanë pranuar tretmane mjekësore si pasojë e aksidenteve në trafik.

-Advertisement-

“219  pacientëve u është ofruar kujdesi emergjent mjekësor gjatë 24-orëve të fundit në kuadër të Klinikës Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës. Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 17 pacientë janë pranuar për trajtim të mëtejmë në klinika të ndryshme të QKUK-së.  Poashtu, trajtim mjekësor kanë marrë 27 pacientë nga aksidentet në trafik”, thuhet në njoftim./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera