Lajme

Brenda 40 minutave hajnat vjedhin dy shtëpi në Preoc të Graçanicës

Autori: Gazeta inFokus 22:24 | 19 February 2023

Lidhur me këto raste nga Policia e Kosovës është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të hapet rasti dhe të vazhdojnë hetimet.

Për siguri me te larte, në oborrin e tyre kanë dy qenë.

Mirëpo lehtësisht nga ta shpëtuan disa hajdutë të cilët cak e kishin këtë shtëpi në fshatin Preoc të komunës së Graçanicës.

-Advertisement-

Në mbrëmjen e së shtunës, ata hynë brenda kësaj shtepie nga dritarja.

Nga aty kishin arritur që të marrin hiç më pak se 1000 euro.

Me të lajmëruar rastin në Polici, njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes nga ku kanë marrë, provat e nevojshme.

40 minuta më vonë hajdutët hynë edhe në pronën e dikujt tjetër.

Edhe kësaj radhe depërtimi brenda shtëpisë ishte bërë përmes dritares.

Lidhur me këtë rast nga Policia e Kosovës është njoftuar edhe Prokurori i shtetit i cili ka urdhëruar që të hapet rasti dhe të vazhdojnë hetimet.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera