BQK hap linjë telefonike pa pagesë për komunitetin serb
Autori: Gazeta inFokus
12:05 | 09 February 2024
Banka Qendrore e Kosovës, me qëllim të ofrimit të informatave plotësuese, në mënyrë të thjeshtë dhe të kuptueshme për qytetarët e Kosovës, ka lëshuar në funksion linjën PA PAGESË 0800 222-55.
Kjo linjë, sipas BQK-së, është e dedikuar për qytetarët nga komuniteti serb që jetojnë në Kosovë dhe kanë nevojë të informohen drejt dhe konkretisht.
BQK-ja rikujton se Rregullorja për Operacione për Para të Gatshme:
– Nuk ndalon apo kufizon pranimin e mjeteve në llogaritë bankare në Euro në bankat e licencuara;
– Nuk kufizon aktivitetin këmbimor të cilësdo valutë që kryhen nga institucionet financiare bankare ose jobankare të licencuara nga BQK;
– Nuk ndalon transferet nga asnjë shtet; dhe
– Nuk ndalon posedimin dhe kursimin në asnjë valute Jo-Euro (përfshirë Dinarin).
“Andaj, të gjithë individët që kanë qasje në llogari bankare, mund të pranojnë mjete në llogaritë e tyre në Euro. Qytetarët që ende nuk kanë llogari, mund të hapin një të tillë në secilën bankë, sipas Rregullores së BQK-së për qasje në Llogari Pagese për Shërbime Bazike, që për grupet e cenueshme e të skemave sociale nuk ka tarifë të hapjes e as të mirëmbajtjes, nga 1 janari 2024”, thuhet në njoftimin e Bankës Qendrore.
BQK-ja njoftoi se vetëm në katër komunat veriore, operojnë katër degë bankare, tri institucione mikrofinanciare (kredidhënëse), si dhe mbi 15 institucione financiare jobankare për pagesa dhe këmbimore.
“Numri i degëve dhe zyrave të institucioneve financiare që operojnë në atë zonë është në rritje, pasi përfshirja financiare është objektiv i BQK-së”, tha BQK-ja në njoftim

T� tjera
-
Anita Muçaj i reagon deputetës së VV Arjeta Fejza: Tërhiqe deklaratën, nëse s’kërkon falje i ndjek rrugët ligjore
Gazetarja Anita Mucaj i ka reaguar deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta...
-
Dy kongresmenë republikanë i kërkojnë Marco Rubios kufizime vizash për zyrtarët shqiptarë të përfshirë në korrupsion
Dy kongresmenë republikanë në Shtetet e Bashkuara i kanë dërguar një letër Se...
-
Gërvallës “s’i interesojnë” kërkesat e protestuesve për dorëheqje, vazhdon me postime për çështje të tjera
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ndaj së cilës po shtohen kërkesat pë...
-
Kuvendi mban nesër seancë, këto janë pikat e diskutimit
Gjatë ditës se nesërme do të mbahet seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës. S...
-
Sa paguhet një orë pune në Gjermani
Krahasuar me mesataren e BE-së prej 34.90 euro, kompanitë në Gjermani paguan ...
-
Sveçla takohet me zyrtarin e lartë të BE-së, në fokus migrimi dhe siguria kufitare
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim Olivier Oni...
-
Gjykata e Pejës thyen heshtje, si arsyetohet urdhri mbrojtës që rezultoi fatal për Arlindën?
Aktvendimi për urdhrin mbrojtës për Arlinda Zekajn, në të cilin shkruante edh...
-
“S’ka nevojë me pritë fakte për me dhanë dorëheqje” – Ish-gjyqtari për rastin e Arlindës
Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadriu Kryeziu, në KlanKosova ka folur l...
-
Mblidhet grupi punues për Apelin në Hagë, Çitaku: Çlirimtarët nuk do t’i lëmë vetëm
Ushtruesja e detyrës së kryetares së PDK-së, Vlora Çitaku, ka bërë të ditur s...
-
“Ligji parasheh largimin e dhun*uesit nga shtëpia”, Ymeri ngre çështjen e strehimit të grave
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jania Ymeri, ka ngritur çës...
-
Nis punën grupi punes për hartimin dhe harmonizimin e Strategjisë Shtetërore për Gjykatën Speciale, Konjufca jep detaje
Glauk Konjufca ka kryesuar mbledhjen konstituive të Grupit Punues për hartimi...
-
Prihet shiriti në Gjakovë, Kurti i pranishëm bashkë me Hotin e Dobrunen
Në Gjakovë është përuruar objekti i ri i Zyrës së Punësimit, në një ceremoni ...


































