Lajme

BQK dhe bankat koordinojnë veprimet për të ndihmuar ekonominë në kohë pandemie

Autori: Gazeta inFokus 13:43 | 17 November 2020

Guvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës Fehmi Mehmeti deklaroi sot se BQK-ja është e angazhuar për të ndihmuar qytetarët dhe bizneset, por në të njëjtën kohë të mbajë stabil dhe likuid sektorin bankar, siç ka qëndruar gjatë gjithë kësaj kohe, pavarësisht sfidave të shumta që solli pandemia.

Ai këto komente i bëri gjatë një takimi virtual me drejtuesit e Shoqatës së Bankave të Kosovës dhe përfaqësuesit e bankave komerciale në Kosovë, me të cilët ka biseduar për gjendjen aktuale në sektorin bankar dhe kontributi i këtij sektori në tejkalimin e gjendjes së krijuar, sidomos pas masave të reja.

Nga ana tjetër, përfaqësuesit e bankave shprehën gatishmërinë që të ndihmojnë në tejkalimin e kësaj situate dhe në përkrahjen e ekonomisë së vendit, që pavarësisht se prioritet i vendit mbetet ruajtja e shëndetit publik, një rëndësi të madhe ka edhe ruajtja e shëndetit të ekonomisë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera