Ekonomi

“Bossave” të Trustit iu zbriten pagat

Autori: Gazeta inFokus 19:20 | 18 March 2018

Nga sot është nënshkruar rekomandimi për zvoglimin e pagave të menaxhmentit të Trustit Pensional të Kosovës për 25%, transmeton Infokusi.com

Një gjë të tillë e ka bërë të ditur deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku, përmes profilit të tij në Facebook, i cili ka treguar se ka nënshkruar rekomandimin e Komisionit për Buxhet që bën zvogëlimin e pagave të menaxhmentit të Trustit.

Më poshtë mund të lexoni njoftimin e Lumir Abdixhikut:

-Advertisement-

Shkojmë edhe me një.

Sot nënshkrova rekomandimin e Komisionit për Buxhet që bën zvogëlimin e pagave të menaxhmentit të Trustit për 25%; e i nivelizon ato me të Bankës Qendrore. I falenderoj gjithë anëtarët e Komisionit që ideuan dhe votuan këtë rekomandim.

Konsideroj se paga publike prej 5,000 eurove është disproporcionale me realitetin ekonomik e social në Kosovë. Ajo para së gjithash paraqet mosrespekt ndaj takspaguesve kosovarë. Po me kaq puna jonë s’mjafton. Prandaj e ftojmë qeverinë që të sjellë Ligjin mbi Paga me qëllim të nivelizimit të tyre në vend – për të gjithë pa përjashtim./INFOKUSI

Udhëto Oslo – Prishtinë çdo javë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy