Bosnja kryeson rajonin, Kosova dhe Shqipëria mbeten me arkëtimet më të ulëta buxhetore
Autori: Gazeta inFokus
09:43 | 01 June 2026
Vendet e Ballkanit Perëndimor kanë bërë hapa para në rritjen e të ardhurave buxhetore në raport me Prodhimin e Brendshëm bruto (PBB).
Në njërin krah, Bosnja, Serbia dhe Mali i Zi rezultojnë me efektive pasi arrijnë të mbledhin në buxhet mbi 40% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa në krahun tjetër, Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut rezultojnë në kuota mjaft të ulëta, pa arritur të kalojnë as pragun e 33%, sipas të dhënave të publikuara në databazën e Fondit Monetar Ndërkombëtar që i takojnë Vitit 2025.
Bosnja dhe Hercegovina, jo vetëm që ka nivelin më të lartë te të ardhurave ndaj PBB-së në Rajon, por po ashtu regjistron edhe rritjen më të lartë vjetore në 2025.
Të ardhurat e saj rriten nga 41.3 për qind në vitin 2024 në 42.5 për qind në vitin 2025, me 1.2 pikë përqindje. Ky zgjerim i fortë fiskal i Bosnjës u mbështet në ecurinë e mirë të taksave indirekte dhe mbledhjes së TVSH-së, të cilat u nxiten nga inflacioni dhe konsumi i qëndrueshëm i brendshëm.
Ndryshimi pozitiv tregon se autoritetet boshnjake kanë arritur të kapitalizojnë flukset ekonomike, duke forcuar pozicionin e tyre buxhetor përballë sfidave që po sjell fragmentimi të brendshëm.
Serbia po ashtu konfirmon një pozicion të fortë dhe një rritje konstante të treguesve të saj fiskalë në rajon, duke u ngjitur nga 40.5 për qind e PBB-së në vitin 2024 në 41.0 për qind në vitin 2025.
Kjo rritje prej 0.5 pikë përqindjeje reflekton peshën e madhe që luan ky shtet në prodhimin industrial rajonal dhe aftësinë e tij për të vjelë të ardhura të konsiderueshme nga investimet e huaja direkte dhe sektori i eksporteve.
Sistemi fiskal serb përfiton nga një bazë e gjerë tatimore dhe nga një kontroll më i rreptë mbi performancën e ndërmarrjeve publike dhe private, gjë që mban nivelet e të ardhurave në kuota të larta, të krahasueshme me ato të vendeve të zhvilluara europiane.
Mali i Zi përbën një përjashtim specifik në rajon, pasi është i vetmi vend që shënon një rënie të të ardhurave si përqindje e PBB-së në 2025. Të dhënat tregojnë se nga një nivel i lartë prej 40.7 për qind në vitin 2024, treguesi zbriti në 40.3 për qind në vitin 2025, duke u tkurrur me -0.4 pikë përqindjeje.
Ky ngadalësim nuk lidhet me dobësimin e ekonomisë, por me rritjen më të shpejtë të PBB-së nominale e nxitur nga turizmi dhe investimet e huaja, krahasuar me ritmin e arkëtimeve tatimore.
Maqedonia e Veriut vijoi rritjen, ku të ardhurat e saj buxhetore në krahasim me PBB-në u zhvendosen nga 31.8 për qind në vitin 2024 në 32.2 për qind në vitin 2025.
Ky ndryshim pozitiv prej 0.4 pikë përqindjeje reflekton stabilitetin e politikave të saj tatimore dhe përpjekjet e qeverisë për të harmonizuar legjislacionin fiskal me standardet e Bashkimit Evropian. Maqedonia e Veriut ka rritur efikasitetin në mbledhjen e detyrimeve nga bizneset e mëdha, duke siguruar një rrjedhë të qëndrueshme të ardhurash për arkën e shtetit.
Kosova po ashtu shfaq një trend rritës në arkëtimet e saj buxhetore, duke dëshmuar një konsolidim të vazhdueshëm të institucioneve të saj të mbledhjes te të ardhurave. Nga 29.9 për qind që ishte ky raport në vitin 2024, Kosova arrin të kalojë pragun psikologjik duke u ngjitur në 30.4 për qind në vitin 2025, çka përbën një rritje prej 0.5 pikë përqindjeje.
Ky progres i dedikohet në masë të madhe luftës së shpallur ndaj ekonomisë formale, reformave në Dogana dhe në Administratën Tatimore, si dhe rritjes së transparencës në deklarimin e të ardhurave personale, çka po ndihmon në krijimin e një hapësire më të madhe fiskale për investime publike.
Në këtë kontekst rajonal, Shqipëria vazhdon të mbetet në nivele relativisht të ulëta të mbledhjes së të ardhurave në raport me madhësinë e ekonomisë së saj, duke u renditur ndër vendet me performancën më të dobët në Ballkanin Perëndimor.
Sipas shifrave të FMN-së, të ardhurat si përqindje e PBB-së për Shqipërinë nga 28.2 për qind në vitin 2024 arritën në 28.3 për qind në vitin 2025, duke shënuar një përmirësim thuajse të papërfillshëm prej vetëm 0.1 pikë përqindjeje.
Kjo rritje minimale reflekton sfidat kronike me të cilat përballet vendi në zgjerimin e bazës tatimore, nivelin e lartë të informalitetit në sektorë kyç si turizmi, ndërtimi dhe bujqësia.
Ndonëse reformat në digjitalizimin e administratës tatimore dhe procesi i fiskalizimit kanë dhënë disa rezultate, ato ende nuk kanë sjellë një kthesë rrënjësore që do ta afronte Shqipërinë me mesataret rajonale apo evropiane të mbledhjes së të dhënave kapitale

T� tjera
-
Haxhiu nesër në Shkup, njoftohet se do t’i takojë Kryeparlamentarin, Kryeministrin dhe Presidenten
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, do të zhvillojë të martën, ...
-
Rusët i kërkojnë bashkëpunim Vuçiqit edhe pas rrëzimit- shpresojnë që kjo të ndodhë edhe me forcën e re në Serbi
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se Moska pret që ish-presidenti ser...
-
Kamberi: Lista Studentore që mposhti Vuçiqin duhet ta pranojë realitetin e Kosovës së pavarur
Deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka thënë se mbetet ...
-
VV-ja “harron” se është në pushtet, fajëson “pushtetin e vjetër” për kulturën e të fortit
Lëvizja Vetëvendosje, parti që udhëheq me Kosovën prej vitit 2021, ka fajësua...
-
Rasti në Pejë, Endrit Thaçi mbështet protestën për gratë
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka shprehur m...
-
Protestat në Tiranë, Rama për mediat greke: Qeveritë ndryshojnë me zgjedhje, jo me kokteje molotovi
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për mediat greke lidhur me prot...
-
Vdes hoxha i njohur nga Kosova
Ka ndërruar jetë Bahri Simnica, ish-drejtor i Medresesë “Alauddin” në Prishti...
-
Kuvendi miraton rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimin e dhunës në baza gjinore
Kuvendi i Kosovës ka miratuar rezolutën për mbrojtjen e grave dhe parandalimi...
-
Haradinaj akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion: Shiko tenderët njëburimorë dhe sektorin energjetik
Ramush Haradinaj nga Aleanca, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7. Ai ka a...
-
Rasti i Arlinda Zekajt, Sveçla: Kërkova nga IPK-ja të hetojë veprimet e policisë
Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se ka kërkuar nga Kuven...
-
Kryeprokurori Gashi për vrasjen e Zekajt: Nesër ose pasnesër dalim me deklaratë
Kryeprokurori i Shtetit, Zejnullah Gashi, ka paralajmëruar se nesër ose pasne...
-
Rama ndez qirinj në kujtim të Arlinda Zekajt: Kërkojmë drejtësi dhe përgjegjësi për çdo dështim
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka ndezur qirinj në objektin e Kryeqyte...


































