“Borea” po bëhet, nënshkruhet draft-kontrata me konsorciumin italiano–zviceran (Foto)
Autori: Gazeta inFokus
13:47 | 15 May 2017
Derisa para një muajsh u shpall kompania fituese për ndërtimin e Qendrës Turistike dhe Rekreative “BOREA”, sot kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, e ka nënshkruar në parim draft-kontratën me drejtorin e konsorciumit italiano–zviceran ‘Leitner AG SPA & FILAV SA’, Franc Alain Furlani.
Pas nënshkrimit të draft-kontratës, menjëherë do të vazhdoj procedura në Komisionin ndërministror të Partneritet Publiko Privat (PPP).

Brenda pesë ditëve pritet që të jepet drita jeshile, për të vazhduar më tutje me fazën finale të operimit të kompanisë për realizimin e BOREA-s.
Ndërkaq, javën që vjen më së largu do të nënshkruhet kontrata në mes Komunës së Pejës dhe konsorciumit italiano-zviceran, ku brenda gjashtë muajve kompania do ta paraqesë zgjedhjen teknike për kryerjen e punëve, planin financiar dhe planin e dinamikës së realizimit.

“Sot, me besim të plotë dhe në funksion të një të ardhmeje më të ndritur për ne dhe brezat që do të vinë pas nesh, nënshkruam në parim Draft-kontratën për Ndërtimin e Qendrës Turistike ’Borea’. ‘Borea’ po bëhet. Projekti më i madh zhvillimor në historinë e Pejës, projekti që do ta bëjmë së bashku e që do ta trashëgojnë qytetarët e Pejës ndër dekada e shekuj. Me këtë rast, Ju uroj për ditën e madhe të komunës sonë dhe i shpreh falënderim të veçantë drejtorit të Konsorciumit fitues, zt. Franc Furlani, i cili përçoi besimin e plotë të tij e të Konsorciumit për zhvillimin e këtij projekti kaq të rëndësishëm për Pejën”, tha Muhaxheri për Telegrafin.

Kryetari i Pejës tha për Telegrafin se ajo që është premtuar po bëhet realitet. “Ëndrra e kamotshme e pejanëve po bëhet e prekshme”, tha Muhaxherri.
Ai ka theksuar se BOREA nuk është projekt që do ta përdorë për zgjedhje.
“Këtë nuk e kam për fushatë, por thjesht për ta bërë një ëndërr të pejanëve realitet”, ka thënë ai, duke shtuar se vetëm besimi madh që do të bëhet ky projekt i ka motivuar që të mos ndalen.
Ndryshe, Muhaxherri ka deklaruar më herët se BOREA do t’i gjenerojë mbi 10 milionë euro të hyra në vit.
Dhe 8 deri 12 herë me shumë se kjo shifër do të jetë impakti në qytetin e Pejës, respektivisht nga 80 deri në 100 milionë euro, do të jetë impakti i “Boreas”, në qytet.

T� tjera
-
Zulfaj reagon pas interpretimit të këngës nacionaliste serbe në Forumin e Zgjerimit të BE-së: Skandaloze dhe e papranueshme
Kryenegociatori i Kosovës me Bashkimin Evropian, Jeton Zulfaj, ka reaguar pas...
-
Koncerti i zgjerimit në Bruksel me këngën nacionaliste serbe, “Oj Kosovo, Kosovo”, Ambasadori Bajrami: KE të jap sqarime menjëherë
Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami ka reaguar pasi në koncertin h...
-
Pranim-dorëzimi i detyrës nga Haxhiu te Shiroka-Pula u bë me nje rregullore te re, NDI: Kosova e para në BP që e miratoi këtë kornizë
Damon M. Wilson nga NED Democrasy, ka vlerësuar Kosovën për miratimin e rregu...
-
Kurti përmbledh vizitën në Francë dhe Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Élysée, takova Macronin dhe zyrtarë të lartë të shteteve
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Skandal në Bruksel: Kënga nacionaliste serbe “Oj Kosovo, Kosovo” interpretohet në prag të Forumit të Zgjerimit të BE-së
Një ngjarje skandaloze është shënuar në Bruksel, në prag të edicionit të dytë...
-
Mbi 5,200 fluturime të prekura në SHBA për të tretën ditë radhazi, pritet rikthimi në normalitet të hënën
Ndërprerjet në trafikun ajror në Shtetet e Bashkuara kanë vazhduar për të tre...
-
Islami: Lista Studentore, në vazhdën e politikës së Serbisë kundër shtetësisë së Kosovës
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar se takimi i përf...
-
Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë
Aktivistja e njohur për të drejtat e njeriut në Serbi, Natasha Kandiq, ka rea...
-
Zelensky u bën thirrje SHBA-së dhe Muskut të heqin kufizimet e Starlink-ut dhe të rreshtohen në “anën e duhur të historisë”
Një shërbim thelbësor amerikan i internetit përmes satelitit vazhdon të funks...
-
Kurti bën bilancin e një jave jashtë shtetit, në Francë e Irlandë: U pritëm dy herë në Pallatin Elysse…
Kryeministri i Kosovëa, Albin Kurti, ka publikuar pamje nga vizitat e tij në ...
-
Jensen Huang dha dorëheqjen pas aferës me spiunen kineze, Sekretari amerikan i Thesarit: Nvidia duhet të dalë jashtë kompanisë për CEO-n e ri
Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, tha të dielën se Nvidia duhet...
-
E rëndë, edhe djali i viktimës nga Peja në gjendje kritike për jetën
Aksidenti tragjik në magjistralen Rozhajë–Beranë të Malit të Zi, ku humbi jet...


































