Lajme

Bora në Shqipëri, ARRSH: Kujdes në këto akse rrugore

Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 25 February 2019

Autoriteti Rrugor Shqiptar bën një njoftim mbi gjendjen e akseve kryesore të vendit.

Në Qarkun Korçë gjate natës nuk ka pasur reshje, ndërsa temperaturat kanë qenë të ulëta -11 gradë.

Kompania e mirëmbajtjes ka qenë në punë për pastrimin e rrugës dhe shpërndarjen pjesore të kripës.

-Advertisement-

Qarkullimi bëhet pjesërisht me zinxhir në rrugën e Dardhës nga km 9 – km 10.

Në Veri qarkullohet pa probleme. Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve vetëm në km e fundit të aksit Ura e Cerenecit- Steblevë (15 km e fundit).

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera