Lajme

Bombardimet ruse lënë 40% të banorëve në Kiev pa ujë

Autori: Gazeta inFokus 23:28 | 31 October 2022

Dyzet për qind e banorëve të Kievit kanë mbetur pa ujë, tha kryebashkiaku i kryeqytetit ukrainas mbrëmjen e sotme.

“Që nga kjo orë, 270,000 apartamente në kryeqytet janë pa energji elektrike”, njoftoi kryetari i bashkisë së Kievit Vitaliy Klitschko përmes Telegram.

-Advertisement-

“40 për qind e konsumatorëve të kryeqytetit janë pa ujë. Në mëngjes, , 80 për qind e banorëve nuk kishin furnizim me ujë dhe 350,000 apartamente nuk kishin energji elektrike”, tha kryebashkiaku, shkruan The Guardian.

Klitschko tha se specialistët nga kompania e furnizimit me ujë Kyivvodokanal “po punojnë për të stabilizuar funksionimin e stacioneve të ujit sa më shpejt të jetë e mundur”. Raketat ruse goditën infrastrukturën e energjisë dhe ujit në të gjithë Ukrainën më herët sot, duke lënë pas ndërprerje të energjisë dhe furnizim të kufizuar me ujë në pjesën më të madhe të Kievit./abcnews.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera