Sport

Bomba nga Massaro: Icardi në Real Madrid në vend të Benzemas

Autori: Gazeta inFokus 12:59 | 21 November 2017

Ish-lojtari i Milanit dhe momentalisht komentatori i Premium Sport, Daniele Massaro, ka lëshuar një lajm bombë duke pohuar se Maruo Icardi do ta zëvendësojë Karim Benzeman në Real Madrid nga vera e vitit të ardhshëm.

Forma e dobët dhe mungesat e golave nga Karim Benzema kanë bërë që të spekulohet shumë nga mediat e ndryshme rreth blerjeve të mundshme nga Real Madridi për ta përforcuar sulmin, shkruan AS, përcjell Express.

Ndër emrat më të përfolur kanë qenë Alexis Sanchez, Harry Kane dhe Salah.

Por, sot Massaro ka lëshuar një emër të ri: sulmuesi i Interit, Mauro Icardi.

-Advertisement-

“Mund t’ju them sot se Mauro Icardi do të jetë sulmues i Real Madridit nga vitit i ardhshëm në vend të Benzemas”, ka thënë Massaro.

Icardi po kalon nëpër një formë të shkëlqyer në Inter, pasi ka shënuar 13 gola në 13 ndeshje në Serie A.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
E treta e verteta, shpallet fituesi I trete I Lojes Shperblyese se Artmotion?

Të tjera