Bllokohet për tri ditë njëra nga rrugët kryesore në Prishtinë – ja rrugët alternative që duhet të ndiqni
Autori: Gazeta inFokus
15:40 | 13 July 2026
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se nga mbrëmja e sotme do të mbyllet përkohësisht për qarkullim njëri nga segmentet më të ngarkuara rrugore të kryeqytetit.
Sipas njoftimit zyrtar nga Drejtoria e Investimeve Kapitale, bllokimi vjen si pasojë e punimeve infrastrukturore që po realizohen në këtë pjesë.
Nga sot, datë 13 korrik (ora 20:00), e deri më 16 korrik (ora 20:00), do të jetë plotësisht i mbyllur segmenti i dytë i rrugës “Fehmi Lladrovci”, konkretisht pjesa që lidh Rrethin e Flamurit me Rrethin e Spitalit.
Për shkak të natyrës së punimeve dhe fluksit të madh të veturave në këtë zonë, autoritetet komunale u kanë bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët alternative për të shmangur krijimin e kolonave të gjata.
Për të lehtësuar qarkullimin, shoferët udhëzohen të ndjekin këto dy akse alternative:
Rruga “Arbnor dhe Astrit Dehari” përmes Rrugës B, me dalje në rrugën “Agim Ramadani”.
Rruga “Mark Dizdari” (në drejtim të Fontanës), me dalje po ashtu në rrugën “Agim Ramadani”.
Komuna bën të ditur se ky bllokim vlen vetëm për automjetet, ndërsa lëvizja e këmbësorëve do të jetë e lirë dhe e papenguar.
Për të parandaluar kaosin në trafik, në terren do të ketë personel të angazhuar dhe sinjalizim të shtuar rrugor për të orientuar shoferët. Komuna e Prishtinës ka kërkuar mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e të gjithë qytetarëve deri në përfundimin e këtyre punimeve të domosdoshme.

T� tjera
-
Komisionet parlamentare të hënën me takime diplomatike dhe tri projektligje të rëndësishme
Komisionet parlamentare do të kenë një agjendë të ngjeshur të hënën e 23 nënt...
-
Në Llapushnik sot zbulohen bustet e Skënderbeut, Adem Jasharit dhe Pjetër Bogdanit
Me rastin e vendosjes së busteve të tri figurave të rëndësishme të historisë ...
-
Hidhet koktej molotovi në një auto-sallon në Graçanicë, autorët largohen me motoçikletë
Një auto-sallon në Graçanicë ka qenë cak i një sulmi me koktej molotovi gjatë...
-
ASK publikon statistikat – Rritet numri i lindjeve dhe shkurorëzimeve, bie ai i martesave
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat preliminare në baza...
-
Rutte nga Varshava: NATO do të mbrojë çdo pëllëmbë të territorit polak
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka deklaruar se Aleanca Veri-A...
-
‘‘Ku është Qeveria?’’, Bajrami ndan pamje: Për herë të dytë po digjet deponia në Sferkë të Pejës
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, përmes një posti...
-
FBI në alarm, dyshohet se hakerët kanë depërtuar në bazën e të dhënave kriminale
FBI ka nisur hetimet për një shkelje të dyshuar të sigurisë në bazën e saj të...
-
Ja çfarë efekti të jashtëzakonshëm ka kjo vitaminë në shëndetin tuaj
Omega-3 ka rol të rëndësishëm në shëndetin e organizmit, veçanërisht te perso...
-
Pse Omega-3 është kaq e rëndësishme për shëndetin? Doktori tregon si të përfitoni më së miri prej saj
Përdorimi i vitaminave Omega 3 dhe suplementeve ushqimore mund të jetë i rënd...
-
Kurti: Banimi Social në Pejë drejt përfundimit, punimet po përparojnë edhe në Istog, Podujevë e Gjilan
Kryeministri Albin Kurti, ka shkruar për projektin e banimit social në Pejë, ...
-
Eksperti amerikan: SHBA-ja duhet të rrisë presionin për vendimin e Gjykatës Speciale
Eksperti i politikës së jashtme dhe sigurisë, James Frinzi, ka deklaruar se S...
-
“Atëherë, sot e përjetë”, platforma “Liria ka emër” reagon pas vizitës së Jakup Krasniqit në Kosovë
Platforma qytetare “Liria ka emër” ka reaguar pas përfundimit të vizitës katë...




































