Blinken paralajmëroi “pasoja në marrëdhëniet bilaterale” pas asaj që ndodhi në veri, Kurti thotë se mirë është puna
Autori: Gazeta inFokus 17:36 | 28 May 2023
Masa të dhunshme i konsideruan ndërkombëtarët aksionet e Policisë së Kosovës për t’ua mundësuar kryetarëve të rinj shqiptarë hyrjen në objektet komunale në veri. Sekretari amerikan i Shtetit, tha se veprimet e së premtës “do të rezultojnë me pasoja në marrëdhëniet tona bilaterale me Kosovën”. Por kryeministri Albin Kurti e konsideroi diçka normale atë që ndodhi. Mbështetjen ndërkombëtare, ai tha se “e kemi dhe mirë po shkon puna”.
Policia e Kosovës e ka përshkruar si të qetë situatën sot në katër komunat në veri të Kosovës, të banuara me shumicë serbe, dy ditë pasi në objektet komunale u futën kryetarët e rinj shqiptarë të zgjedhur në zgjedhjet e 23 prillit që u bojkotuan nga serbët, nën një atmosferë të tensionuar.
Për shkak të tensionimit të situatës në veri të premtën, kryeministrit Albin Kurti i erdhi reagimi më i ashpër amerikan që prej kur kishte ardhur në pushtet.
Aksionin e Policisë për t’ua mundësuar kryetarëve të rinj hyrjen në objektet komunale, ndërkombëtarët e cilësuan si dhunë.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se i dënon fuqishëm veprimet e Qeverisë së Kosovës, të cilat, sipas tij, “po i përshkallëzojnë tensionet në veri dhe po e shtojnë jostabilitetin”. Ai tha se këto veprime ishin marrë “në kundërshtim me këshillat e Shteteve të Bashkuara dhe partnerëve europianë të Kosovës”, duke paralajmëruar pasoja për marrëdhëniet bilaterale.
“Këto veprime i kanë përshkallëzuar tensionet pa nevojë, duke i minuar përpjekjet për të ndihmuar në normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Këto veprime do të rezultojnë me pasoja në marrëdhëniet tona bilaterale me Kosovën”, tha Blinken.
“Ne i bëjmë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që ta ndryshojë kursin në të gjitha drejtimet dhe të përmbahet nga veprimet tjera që mund t’i rrisin tensionet dhe të promovojnë dhunë”, shtoi kryediplomati amerikan.
Paraprakisht kishte ragouar ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, duke theksuar se i dënojnë “veprimet e vazhdueshme të autoriteteve kosovare për të hyrë në ndërtesat komunale në veri të Kosovës”. Ai ka theksuar se “masat e sotme të dhunshme duhet të ndërpriten menjëherë”.
Senatori amerikan, Chris Murphy, i cili e vizitoi Kosovën këtë javë, tha se Kurti nuk ka përmendur “ndonjë plan për të hyrë në këto komuna”.
“Si një mik i Kosovës jam zënë në befasi dhe ai [Albin Kurti] duhet ta ndalojë këtë provokim menjëherë”, shkroi Murphy në Twitter. Sipas tij, veprimi i institucioneve të Kosovës ishte një “provokim i qëllimshëm dhe hap i panevojshëm”.
QUINT-i thirrje Kosovës që të tërhiqet
Shtetet e QUINT-it (SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuara, Gjermania, Franca dhe Italia) i kanë dënuar “vendimet e Kosovës për të hyrë me forcë në ndërtesat e komunave në veri të Kosovës, pavarësisht thirrjeve tona për përmbajtje”.
“Ne u bëjmë thirrje autoriteteve që të tërhiqen menjëherë dhe t’i ulin tensionet, si dhe të koordinohen me EULEX-in dhe KFOR-in. Ne i dënojmë sulmet ndaj EULEX-it në Zveçan”, u tha në një njoftim të shteteve të QUINT-it.
QUINT-i shprehu shqetësimin edhe lidhur me vendimin e Serbisë “për ta rritur nivelin e gatishmërisë së forcave të armatosura në kufi me Kosovën”. Vendet e QUINT-it u kanë bërë thirrje palëve për “përmbajtje maksimale dhe që të shmangin retorikën nxitëse”.
Stoltenberg flet me Borrellin: Kosova ta shtensionojë situatën
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka kërkuar nga Kosova që ta shtensionojë situatën dhe të mos ndërmarrë “hapa të njëanshëm dhe destabilizues”.
Shefi i NATO-s njoftoi se për këtë ka biseduar me përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri të Bashkimit Europian, Josep Borrell.
“Bisedova me përfaqësuesin e lartë, Josep Borrell, lidhur me Kosovën. Prishtina dhe Beogradi duhet të angazhohen tani në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, si rruga e vetme drejt paqes dhe normalizimit. Prishtina duhet të shtensionojë situatën dhe mos të ndërmarrë hapa të njëanshëm, hapa destabilizues. Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR do të vazhdojë të ofrojë mjedis të sigurt”, shkroi ai në Twitter.
Kurti thotë se ndodhi diçka normale: E kemi mbështetjen ndërkombëtare dhe mirë po shkon puna
Kryeministri Albin Kurti të shtunën e priti në takim të dërguarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.
Siç njoftoi Zyra e Kryeministrit, Kurti theksoi në takim rëndësinë e respektimit të rezultateve të zgjedhjeve demokratike, duke shtuar se shkuarja e kryetarëve të komunës në zyrat e tyre të punës dhe ofrimi i shërbimeve bazike për qytetarë duhet të trajtohen si gjë normale.
Më vonë, kryeministri tha se beson që do ta ketë mbështetjen ndërkombëtare.
“Sa i përket ditës së djeshme, ajo që është e rëndësishme të theksohet është se krejt cka kemi synuar është që kryetarët e komunave të zgjehdur në zgjedhje demokratike të kenë qasje në zyrat e tyre ku duhet t’iu shërbjenë qytetarëve. Dhe besoj për këtë do ta kemi edhe mbështetjen ndërkombëtare”, tha Kurti për RTV Dukagjini.
I pyetur për të konfirmuar nëse vërtetë ka mbështetje ndërkomëbtare për veprimet e së premtës, Kurti tha kështu: “E kemi dhe mirë po shkon puna”.
Të tjera
-
SHKSHMK-ja apelon për kujdes në aktivitetet malore
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka apeluar qytetarët të kenë kuj...
-
Bill Clinton del nga spitali
Ish-presidenti Bill Clinton, doli nga një spital në Washington të martën ...
-
Kurti ua cakton prokurorëve oraret kur mund ta intervistojnë – Lokacioni: Kryeministria
Kryeministri Albin Kurti edhe njëherë ka kërkuar nga Prokuroria Speciale që t...
-
Krishtlindjet katolike, uron Haradinaj: Neve vërtetë na bashkon shqiptaria
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Moscertifikimi i Listës Serbe, Kurti: Është diktat i Beogradit mbi serbët e Kosovës
Kryeministri Albin Kurti, gjatë një konferencë për media ka folur për mosceer...
-
Bedri Hamza: 25 milionë euro në vit për bursa janë më shumë se financim, janë shpresë e mundësi për të rinjtë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka thënë se 25 milionë euro...
-
Kurti paralajmëron: Priten sụlme nga Serbia para dhe pas Vitit të Ri
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka paralajmëruar se mund të ketë sulme të...
-
Kurti: Sụlmin në kanalin e Ibër-Lepencit e urdhëroi Radoiçiqi, Serbia ka përgjegjësi financimin dhe planifikimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se Milan Radoiçiq është ai që e ...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës jep detaje për gjendjen e rrugëve
Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës – Departamen...
-
Kurti: Radoiçiq ka caktuar dy persona për të realizuar sụlme në veri, Nemanja dhe Vlladimir Radivojeviq
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se Serbia është duke vazhduar të bëjë luftë...
-
Osmani: Lista Serbe është angazhuar në akte terroriste, akte agresioni dhe cenimin e rendit kushtetues të Kosovës
Për moscertifikimin e Listës Serbe, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjos...
-
Refugjatët sirianë në Europë dhe kthimi i tyre në Siri
Gjatë dekadës së fundit, vendet evropiane kanë hapur dyert për më shumë se nj...