Blinken kundër thirrjeve për armëpushim të pakushtëzuar në Ukrainë
Autori: Gazeta inFokus 22:39 | 24 February 2023
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara që të mos mashtrohet nga thirrjet për një armëpushim të përkohshëm ose të pakushtëzuar në Ukrainë.Këto deklarata ai i bëri para Këshillit të Sigurimit, që mbajti mbledhje për të shënuar njëvjetorin e nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia.
Paralajmërimi i Blinkenit erdhi disa orë pasi Kina bëri thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës si pjesë e planit të saj 12-pikësh, që kryesisht përsërit qasjen e Pekinit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022.“Çdo paqe që legjitimon marrjen e tokës nga Rusia përmes forcës do të dobësojë Kartën e OKB-së dhe do të dërgojë mesazh te të gjithë shtetet kudo në botë që duan të bëhen agresorë, se ata mund të pushtojnë shtete të tjera dhe të mos ndëshkohen”, tha Blinken.
Blinken tha po ashtu se Perëndimi ka shqetësime se Moska do të përdorte një armëpushim të mundshëm për të pushuar dhe për t’u riarmatosur.Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 23 shkurt, me shumicë votash miratoi një rezolutë joobligative që bënte thirrje për “paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe afatgjatë” në linjë me Kartën e OKB-së. Kjo rezolutë sërish bëri thirrje që Moska të tërheqë trupat e saj dhe të ndalë luftimet.
Kina, që pretendon se ka qëndrim neutral për luftën, abstenoi dhe përfaqësuesi i saj tha para Asamblesë se “dërgimi i armëve [në Ukrainë] nuk do të sjellë paqe”.Pekini ka thënë se ka “miqësi pa kufi” me Rusinë dhe ka refuzuar që ta kritikojë Moskën për pushtimin e Ukrainës.
Në Kiev, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, mirëpriti disa elemente të propozimit kinez për armëpushim, por tha se ai nuk ishte plan konkret.“Kina tregoi mendimet e saj. Besoj se fakti që Kina ka nisur të flasë për Ukrainën nuk është diçka e keqe. Por, pyetja është se çfarë vjen pas fjalëve. Pyetja është në hapat dhe ku do të çojnë ato”, tha Zelensky gjatë një konference për media.
Propozimi përkon në disa mënyra me ligjin ndërkombëtar dhe me integritetin territorial, tha Zelensky, duke shtuar se “le të punojmë me Kinën në këtë çështje”.Zelensky po ashtu tha se ka disa pjesë që ai nuk pajtohet dhe i bëri thirrje Pekinit që të mos i ofrojë armë Moskës.
Shtetet e Bashkuara kanë akuzuar Kinën se po e shqyrton mundësinë që të furnizojë me armë Rusinë dhe e ka paralajmëruar Pekinin kundër kësaj lëvizjeje.
Të tjera
-
Nën kundërshtimin e fortë serb, OKB-ja do të votojë për përkujtimin e gjen*ocidit të Srebrenicës
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara pritet të votojë të enjten pë...
-
A u zhdukën vijat e kuqe mes LVV-së dhe PDK- së, Xhavit Haliti flet për mundësinë e koalicionit mes këtyre dy partive
Për një koalicion të mundshëm PDK-VV, po diskutohet që do të ndodhë pas takim...
-
Haxhiu del me reagim pas votimit të marrëveshjes për burgjet me Danimarkën
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu i ka falënderuar deputetët për votimi...
-
Deputetët e PDK-së “godasin” Mefail Bajqinovcin pasi tha se nuk kanë nevojë për koalicion “i fitojmë vetë 50%”
“E dinë mirë Bajqinovci që me qeverisje të keqe me qeverisje që e rrezikon sh...
-
“Zgjedhje të parakohshme”, a do të vendoset sot për fatin e qeverisë Kurti?
Pothuajse 1 orë me vonesë filloi përsëri seanca e së enjtes e paralajmëruar n...
-
Pas zvarritjes disa mujore, ratifikohen edhe marrëveshja me Danimarkën për burgjet dhe ajo me Fondin e OPEC’ut
Kuvendi i Kosovës ka arritur t’i miratojë më në fund edhe Marrëveshjen me Dan...
-
Kurti: Armatimi i madh i Serbisë tregon që synon eskalimin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron në Mbretërinë e Bashkuar, ku p...
-
Bekë Berisha tregon se kush do të jetë kryeministri i ardhshëm i Kosovës
Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Bekë Berisha, në një...
-
Kurti në Londër flet për “rolin kritik të NATO-s” dhe “kërcénïmin akut” që autokratët paraqesin për sigurinë e Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në Konferencën e Mbrojtjes në Londër, ku...
-
Ministri Aliu për banimin social: Përfituesit e banesave nuk bëhen pronarë
Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu,...
-
“Sot mund të shpërbëhet Kuvendi”, çfarë pritet të ndodhë në seancë?
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Rashit Qalaj ka thënë se në seancë...
-
21-vjeçari i shpallur në kërkim për ngjarjen në Pejë, i dyshuar edhe për plāgosjen e një polici
Jo më larg se në dhjetorin e fundit, ai e kishte goditur me veturën e tij zyr...