Lajme

Biznesmeni paguan faturën 1.7 milionë euro në Mykonos, lë 60 mijë euro bakshish

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 18 August 2022

Një biznesmen bullgar raportohet se ka paguar plot 1.7 milionë euro për organizimin e një feste private në ishullin e Mykonos, Greqi.

Sipas mediave të huaja festa u mbajt në restorantin e famshëm “Scorpios” me pjesëmarrjen e 150 personave, ndërsa i ftuar ishte edhe këngëtari grek Andonis Remos.

Multi-miliarderi Kiril Domunchiev thuhet se u kënaq aq shumë nga shërbimi cilësor sa që la një bashkish prej 60,000 dollarësh. Domunchiev është industrialist i njohur bullgar dhe pronar i klubit të futbollit Ludogorets.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera