Lajme

Bislimi: Aeroporti “Adem Jashari” po rritet e zgjerohet, numri i portave të fluturimeve mbërrin në 12

Autori: Gazeta inFokus 16:58 | 04 August 2024

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi tha se “po rritet e zgjerohet” aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës, “Adem Jashari”.

“Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre”, shkroi Bislimi në një postim në Facebook.

Ai tregoi se “këtë javë u mbajt ceremonia e inagurimit të punimeve të fundit, ku në kuadër të zgjerimit të infrastrukturës janë ndërtuar dy hapësira të reja e janë shtuar katër porta, me rreth 1300 m2 shtesë ndërtim”.

-Advertisement-

Tashmë numri total i portave të fluturimeve mbërrin në 12 nga 8 sa ishin më herët, duke vazhduar me rritjen e kapacitetit të terminalit”, shkroi Bislimi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera