Fun & Video

Birra na bën të lumtur

Autori: Gazeta inFokus 13:14 | 29 September 2017

Del që përbërësi kryesor  në prodhimin e birrës stimulon prodhimin e dopaminës në tru, sipas një studimi gjerman.

Elbi i maltit, i përdorur për krijimin e birrës, është i pasur me hordeninë, që aktivizon dëshirën për të konsumuar ushqim dhe pije për kënaqësi, dhe jo për uri apo etje.

Ky fenomen ka një emër: uri hedonike.

-Advertisement-

Rrjedhimisht, kjo aktivizon receptorët e dopaminës në tru e që na bën të ndjehemi lumtur.

Hulumtuesit në Universitetin e Erlangen-Nuremberg në Bavari, shikuan në 13 mijë komponentë ushqimi në mënyrë që t’i gjejnë rezultatet e tyre, të cilat shokuan autoren e studimit, Profesoreshën Monika Pischetsrieder, raporton Science Daily.

“Erdhi si befasi që një substance në birrë aktivizon receptorët D2 të dopaminës, posaçërisht pasi nuk jemi specifikisht duke shikuar në stimulantët e ushqimit”, tha ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera