Bindjet tona politike mund t’i kemi shkruara në ADN
Autori: Gazeta inFokus 14:24 | 15 October 2018
Shkencëtarët ia kanë atribuuar historikisht besimet politike, edukimit dhe ambientit rrethues. Por kërkimet e fundit tregojnë se prirjet tona politike, kanë një përbërës të madh gjenetik. Studimi më i fundit mbi besimet politike, i botuar në vitin 2014 në “Behavior Genetics”, shqyrtoi një mostër prej më shumë se 12.000 çifte binjakësh nga 5 vende të botës, përfshirë SHBA-në.
Disa ishin identikë dhe disa jo; por të gjitha çiftet ishin rritur bashkë. Studimi tregon se zhvillimi i qëndrimeve politike, varet mesatarisht 60 për qind nga mjedisi ku rritemi dhe jetojmë, dhe 40 për qind në gjenet tona. “Ne e trashëgojmë një pjesë të mënyrës se si përpunojmë informacionin, si e shohim botën dhe si i perceptojmë kërcënimet – dhe këto janë cilësuar në një shoqëri moderne si qëndrime politike”, shpjegon Peter Hatemi, epidemiolog gjenetik në Universitetin e Sidnejit në Australi, dhe autori kryesor i studimit.
Gjenet e përfshira në tipare të tilla komplekse, janë të vështira për t’u identifikuar, sepse ato tentojnë të përfshihen në një numër të madh procesesh fizike dhe njohëse, ku secili luan një rol të vogël në formësimin e qëndrimeve tona politike. Megjithatë, një studim i botuar në vitin 2015 në “Proceedings of the Royal Society B” arriti të bëjë pikërisht atë gjë, duke treguar se gjenet që kodojnë receptorë të caktuar për neurotransmetuesin dopaminë, janë të lidhura me vendin ku ndodhet aksi liberalo-konservator.
Në mesin e grave që ishin shumë liberale, 62 për qind ishin bartëse të gjenotipeve të caktuara të receptorëve, që kanë qenë më parë të lidhura me tipare të tilla, si të qënit të hapur dhe kërkimi i risive. Ndërkohë, në mesin e grave shumë konservatore, përqindja ishte vetëm 37.5 për qind.
Këto gjetje gjenetike, janë në përputhje me shumë studime psikologjike, që kanë sugjeruar se qëndrimet politike janë të lidhura me tiparet e personalitetit. Për shembull hapja ndaj përvojave, parathotë një ideologji liberale; ndërsa ndërgjegja shpesh shkon me një qëndrim konservator.
Megjithatë, dëshmitë tregojnë se qëndrimet politike nuk janë shpjeguar plotësisht nga personaliteti; të dyja kanë më shumë gjasa të jenë rrënjosura në mënyrë të pavarur, në atë që Hatemi e quan një “arkitekturë të përbashkët psikologjike”. Hatemi dhe kolegu i tij Bred Verhulst, politolog në Universitetin Shtetëror të Pensilvanisë, botuan një studim në vitin 2015 në “PLOS ONE” ku treguan se ndryshimet në personalitet gjatë një periudhe 10- vjeçare nuk parashikojnë ndryshime në qëndrimet politike.
Të tjera
-
Kronologjia e mạsakrës në Cetinje me 12 të vrarë, policia thotë se u informua gabimisht për lokacionin
Drejtori i Policisë në Malin e Zi, Llazar Shqepanoviq tha se Aco Martinoviq, ...
-
“Ndërprerje rryme çdo ditë deri në shtatë orë” – Revoltohen banorët e Livoçit
Banorët e fshatit Livoç i Epërm, në rrugën “Shyqri Ajvazi”, janë mbledhur par...
-
Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diel...
-
44 vjeçari në Prizren goditet në krahëror me thịkë nga një 18 vjeçar, policia jep detaje
Një person është goditur me thikë në krahëror, pas një mosmarrëveshjeje që pa...
-
Krasniqi: Vetëvendosje do që institucionet të veprojnë sipas nevojave politike të partisë
Lëvizja Vetëvendosje, bëri të ditur se sot ka dorëzuar, përmes postës, ankes...
-
Fëmija u gjet në rrugë, tre viktima u nxorrën nga vetura, Policia në kërkim të trupit të katërt pasi automjeti ra në lum
Është nxjerrë nga lumi vetura bashkë me tre trupa të pajetë. Policia dhe e...
-
Tragjedia në Vardar, tre të vdekur brenda makinës që u nxor nga lumi
Është nxjerrë nga lumi vetura me tre trupa të pajetë. Siç raporton Alsat n...
-
Aksident i rëndë: Vetura bie në Vardar, kalimtarët gjejnë në rrugë fëmijën 5 vjeçar, katër familjarë ende të zhdukur
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një vetura ka rënë në lum...
-
Dyshohet se babai ka vrarë djalin në Tetovë
Në Tetovë, dyshohet se babai vret djalin e vet. Ngjarja ka ndodhur lagjen Bll...
-
Ky është ushtari amerikan që vdiq në shpërthimin e Teslas
Personi që autoritetet amerikane besojnë se vdiq në Tesla Cybertruck që shpër...
-
“Vazhdojmë të zbatojmë mandatin” – KFOR-i kryen një trajnim të rëndësishëm në Boondsteel
KFOR ka bërë të ditur se ushtarët amerikanë që janë pjesë e këtij misioni në ...
-
Publikohen çmimet e biletave për të gjitha linjat e Tafikut Urban
Komuna e Prishtinës ka njoftuar e qytetarët për çmimet e biletave të transpor...