m'tha t'thash

Alarmon BE: Ja kush po i mbyt evropianët

Autori: Gazeta inFokus 14:09 | 27 November 2018

Pothuajse çdo vit gjatë stinës së dimrit shtetet kanë probleme me ajrin e ndotur që lirohet nga qarkullimi i veturave të vjetra por edhe arsyeve tjera.

 

Këto ndryshime të shpeshta të klimës mund të ndryshojnë ndërveprimin midis ndotësve të ajrit dhe pengimin frymëmarrjes. Në këtë mënyrë, rriten edhe sëmundjet tek personat me probleme të azmës. E që në Evropë ka ndikuar me gjysmë milioni njerëz të vdekur si pasojë e ndotjes së ajrit.

-Advertisement-

 

Ky problem u tregua edhe një here në një raport të ri të Bashkimit Evropian, ku ndotja e ajrit si pasojë e qarkullimit të veturave është duke shkaktuar humbje prej të paktën 70 miliardë eurosh për çdo vit në sistemet shëndetësore të Bashkimit Evropian. Vlerësohet se tri të katërtat e kësaj humbje janë të shkaktuara nga tymi i naftës.

 

Agjencia Evropiane e Mjedisit ka treguar që ndotja e ajrit shkakton mbi 500 mijë vdekje të parakohshme në Evropë çdo vit.

 

Transporti rrugor është një nga burimet më të mëdha të ndotjes, duke kontribuar në cilësi të dobët e ajrit, zhurmës, çrregullimet nga ndryshimet klimatike. Kështu lirimi i gazrave nga djegia e naftës ka qenë temë shumë e diskutuar që nga viti 2015, kur prodhuesi gjerman i veturave, “Volkswagen”, ishte zënë duke mashtruar për sasinë e lirimit të gazrave. Pothuajse të gjitha veturat e këtij prodhuesi lëshonin më shumë gazra sesa ishte deklaruar zyrtarisht.

 

Dëmët u llogaritën duke e matur sasinë e lirimit të gazrave nga veturat në 28 vendet e Bashkimit Evropian dhe shpenzimet në sistemin shëndetësor, pa anashkaluar as vdekjet e parakohshme. Vetëm në Britani të Madhe, vlerësohet së dëmi vjetor nga ndotja e ajrit është rreth 20 miliardë funte, shkruan “The Guardian”

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera