m'tha t'thash

“Burrat kanë nevojë për 4 orë gjumë, gratë për 5, budallenjte për 6”.

Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 01 November 2018

Fjetja aq orë sa duhet, është themelore për të pasur një shëndet të mirë. Por sa kohë duhet të flem saktësisht?
Leonardo Da Vinçi e “trembte” për rreth 20-30 minuta çdo 4 orë, të nevojshme për ta karikuar shpikësin pa e ndalur për orë të gjata natën.
Winston Churchill flinte jo më shumë se 4 orë natën (pasdreke flinte edhe një orë e gjysmë); ndërkohë Obama fle 6 orë dhe Bill Gates 7.
Për amerikanin Thomas Edison numri mesatar i orëve të gjumit ishte 4-5 orë.
I madhi Nikola Tesla flinte vetëm dy orë. Napoleoni i thoshte bashkëpunëtorëve të tij: “Burrat kanë nevojë për 4 orë gjumë, gratë për 5, budallenjte për 6”. Benjamin Franklin pohonte: “Zgjohuni, zgjohuni, jetoni; do të flem mjaftueshëm në varr “.
Sigurisht, ka pasur edhe përjashtime: i madhi Albert Einstein flinte të paktën 11 orë natën dhe gjatë ditës 2 orë të tjera. Për të mos rënë në gjumë të thellë flinte në një karrige të rehatshme me një laps në dorë .Kur e zinte gjumi, zhurma e lapsit që binte në tokë e zgjonte dhe në kete mënyrë rifillonte punën. Thjesht gjení edhe në këto raste.

Të tjera