Si e feston Europa Vitin e Ri?
18:59 | 31 December 2018 Autori: InfokusiShega konsiderohet gjithashtu simbol i lashtë i mbarësisë. Hungaria nuk e mendon dot ndërrimin e viteve pa pjatën që përfshin kekë të kripur, derr të pjekur, supë thjerrëzash dhe salçiçe.
Por nuk do të gjeni hungarez që ha mish pule në natën e Vitit të Ri, sepse mendohet që shpendët e largojnë fatin e mirë.
Në Itali, tryeza duhet të ketë patjetër thjerrëza dhe “cotechino” (sallam me mish derri). Dy gjëra janë të rëndësishme për Vitin e Ri në Gjermani: shkrirja e plumbit dhe fishekzjarret.
Në Danimarkë ndiqet shumë fjalimi i përvitshëm i Mbretëreshës; në Bullgari gjejmë “Survakane”-n, një ritual i lashtë ende i preferuar atje, në të cilin mëngjesin e Vitit të Ri, fëmijët godasin lehtë në shpinë anëtarët e familjes me një shkop të zbukuruar, të njohur si “survaknitsa”.
Në Rusi, ndërrimi i viteve është një festë e kremtuar edhe më shumë sesa Krishtlindja. Përveç të tjerash, ajo është e shtrirë në 11 fasha kohore, ndaj teorikisht, nëse udhëton nga Kamçatka në Kaliningrad do të shohësh 11 festa fundviti!























