Fun & Video

Dimri mund të mos ekzistojë më në vitin 2050

Autori: Gazeta inFokus 14:15 | 29 January 2020

Shkencëtarët në Australi kanë zbuluar se në vitin 2050 nuk do të ketë më dimër në këtë kontinent, por një verë të re të zgjatur në kohë.

“Në 30 vjet, dimri mund të mos ekzistojë më,” tha studiuesi Geoff Hinchliffe, duke zbuluar se tjetërsimi i klimës do të ndryshojë në mënyrë dra stike jetën në Tokë.

Ekipi, i shkencëtarëve kanë marrë në analizë të dhënat e Byrosë Meteorologjike dhe Informacionit Shkencor dhe ka dalë në këtë përfundim shqetësues.

-Advertisement-

“Pamë temperaturat mesatare historike të çdo sezoni dhe i krahasuam me të dhënat e projektuara,” shpjegoi Hinchliffe, “dhe ajo që gjetëm kudo është se nuk ka vërtet periudhë të dimrit të qëndrueshëm”.

Në vend të dimrit, studiuesit besojnë se njerëzit në disa vende të botës do të përjetojnë pranverë, vjeshtë dhe një sezon më të gjatë që ata po e quajnë “verë e re”.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera