Lajme

Bill Gates infektohet me Covid 19

Autori: Gazeta inFokus 15:12 | 12 May 2022

Themeluesi i Microsoft, Bill Gates, është infektuar me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gates, përmes një postimi në llogarinë e tij zyrtare në Twitter.

Ai tha se është duke ndjekur këshillat e ekspertëve, duke u izoluar derisa të shërohet.

-Advertisement-

“Unë kam rezultuar pozitiv me Covid. Po përjetoj simptoma të lehta dhe po ndjek këshillat e ekspertëve duke u izoluar derisa të jem sërish i shëndetshëm”, ka shkruar Gates.

Ai ka thënë se është me fat që është i vaksinuar, shkruan Express.

“Unë jam me fat që jam vaksinuar dhe përforcuar, ku kam akses në testime dhe kujdes të madh mjekësor”, shkroi Gates në Twitter.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera