Lajme

Bilanci COVID-19, 3,410 raste aktive, 480 të vdekur dhe 8,657 të shëruar

Autori: Gazeta inFokus 07:43 | 25 August 2020

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik bën të ditur se numri total i rasteve pozitive është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 480 raste të vdekjes.

Në njoftimin e IKSHPK-së bëhet e ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410.

Ndryshe, një ditë më parë janë takuar kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ministri i Arsimit, Ramë Likaj dhe ai i Shëndetësisë, Armend Zemaj me kryetarët e komunave për të diskutuar rreth gjendjes me pandeminë COVID-19 dhe fillimit të vitit të ri shkollor.

-Advertisement-

Hoti pas këtij takimi tha se nuk pritet të sforcim të masave, por as lirim të tyre duke pasur parasysh numrin e lartë të vdekjeve.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera