Auto&Tech

Bie shitja e televizorëve LCD

Autori: Gazeta inFokus 11:38 | 21 May 2017
Prodhuesit e televizorëve LCD kanë shitur 44 milionë televizorë në tre mujorin e parë të këtij viti.

Megjithatë, kjo paraqet një rënie në shitje prej 21 %, përkatësisht rënie prej 8,4 % në nivel vjetor.

Kompania analitike “WitsView” sugjeron se gjatë tre mujorit të dytë shitja globale e televizorëve LCD do të ketë rritje prej 8 %, derisa beson se në vitin 2017 do të ketë shitje prej 219 milionë televizorë LCD.

Kur janë në pyetje prodhuesit, në top 5 listë gjenden Samsung (10,1 milionë dërgesa të pajisje TV), LG (6,4 milionë), TCL (2,8 milionë), Hisense (2,5 milionë) dhe Sony (2,1 milionë).

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera