Lajme

Bie edhe pak Erdogan pas numërimit të 34 përqind të votave

Autori: Gazeta inFokus 18:46 | 14 May 2023

Janë numëruar 34.26 për qind të votave në zgjedhjet presidenciale në Turqi.

Erdogan është ulur sërish dhe tani ka një ulje në 53.17 për qind. Ndërkaq rivali i tij Kilicdaroglu ka kaluar 40 përqindshin.

Dy kandidatët e tjerë, Sinan Ogan dhe Muharrem Ince janë larg presidentit turk dhe liderit opozitar.

-Advertisement-

Sipas rezultateve fillestare që janë raportuar nëpër mediat ndërkomëbtare, presidenti turk Recep Taip Erdogan është përpara kundrejt rivalit të tij opozitar, Kilicdaroglu.

Kur janë numëruar 25 për qind e votave, epërësia e Erdoganit është ulur. Ai vazhdon të prijë me 54.27 për qind.

Ndërkaq rivali i tij Kemail Kilicdaroglu ka 39.75 për qind deri në këto momente.

Në Turqi po mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe shihen një sfidë e madhe për presidentin turk Erdogan, në një kohë kur Turqia po përballet me krizë të rëndë ekonomike, si dhe pasojat e tërmetit shkatërrues muaj më parë.

 

Pasi u hoq ndalesa që rezultatet të mos raportoheshin disa orë pas mbylljes së vendvotimeve, janë bërë të ditura të dhënat nga numërimi i votave të para të zgjedhjeve të sotme presidenciale në Turqi.

Rezultatet fillestare tregojnë se presidenti aktual i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan është përpara rivalit të tij, kandidatit opozitar Kemal Kılıçdaroglu, raporton Al Jazeera.

Rezultatet paraprake jozyrtare tregojnë se Erdogan është përpara me 59.47 për qind të votave krahasuar me rivalin Kilicdaroglu, i cili ka 34.79 për qind, përcjell Gazeta Express.

Transmetuesi HaberTurk i dha rezultatet në bazë të 9.1 për qind të votave të numëruara.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera