Biden takohet në Varshavë me liderët e Evropës Lindore

Autori: Gazeta inFokus
12:01 | 22 February 2023
Në ditën e dytë të vizitës së tij në Poloni, presidenti amerikan, Joe Biden, pritet të takohet në Varshavë me përfaqësuesit e disa shteteve të NATO-s të Evropës Lindore.
I ashtuquajturi Grupi i nëntë i Bukureshtit përfaqëson vendet që përbëjnë krahun lindor të NATO-s. Aty bëjnë pjesë: Polonia, Rumania, Bullgaria, Hungaria, Çekia, Sllovakia, Estonia, Letonia dhe Lituania.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, gjithashtu pritet të marrë pjesë në takim.
Vizita e Bidenit në Poloni është pjesë e një serie të konsultimeve me aleatët për t’u përgatitur për një fazë më të ndërlikuar të pushtimit rus të Ukrainës, që ka nisur pothuajse një vit më parë.
Gjatë fjalimit të tij të djeshëm para qytetarëve të mbledhur jashtë Kështjellës Mbretërore në Varshavë, ai tha se Ukraina “kurrë nuk do të jetë një fitore për Rusinë”.
Para Polonisë, ai vizitoi Ukrainën, ku qëndroi mbi pesë orë.
Vizita e paparalajmëruar atje nënvizoi edhe një herë bështetjen e Uashingtonit për Kievin.
Biden paralajmëroi Rusinë se nëse sulmon ndonjë shtet të NATO-s, do të përballej me një përgjigje të fuqishme ushtarake./rel

Të tjera
-
“Vdekja ishte paqe për mua atëherë”, i mbijetuari i dhụnës se*suale: Ikja natën prej shtëpisë, qajsha e kthehesha
Ramadan Nishori, i mbijetuari i dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka rr...
-
Haradinaj gọdet Limajn: Sjellje e turpshme nëse e mbështesin pushtetin, kemi kërku vota për ndryshim
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka dhën...
-
Bekë Berisha thotë se do të bëhet qeveria e opozitës: Me Nismën po i udhëheq bisedimet dikush tjetër
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, është paraq...
-
E konfirmon Arabia Saudite: Nuk do të ketë Haxh gjatë verës deri në vitin 2041
Qendra Kombëtare e Meteorologjisë së Arabisë Saudite (NCM) ka konfirmuar se H...
-
Mërgim Lushtaku ka një porosi për opozitën nga oborri i Kuvendit të Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Mërgim Lushtaku, ka deklarua...
-
Rashiq: Nuk jam optimist që të martën do të votojmë për Qeverinë e re
Kryetari i Partisë për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë nga komuniteti serb, Nena...
-
Muharremi publikon raportin: Prej 2021 ZRRE-ja pati rritje masive të shpenzimeve e lluksit në zyrë
Analisti Shenoll Muharremi, një nga zërat më kritikë ndaj rritjes së çmimit t...
-
Gërvalla takon Kallasin: Mbështetja për Kosovën s’mund të mbetet në nivel deklarativ, duhet të përkthehet në hapa konkretë
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka z...
-
Vdes veprimtari Nuredin Gubetini, ishte dekoruar nga Thaçi me “Urdhërin e Lirisë”
Ka ndërruar jetë, veterani i arsimit nga Vushtrria, Nuredin Gubetini. Ai i...
-
Arifi: Masat ndaj Kosovës kanë humbur kuptimin, BE duhet të veprojë ndaj Serbisë
Avni Arifi, ish-shef i ekipit negociator të Kosovës në dialogun teknik me Ser...
-
Deputetët e Listës Serbe refuzojnë të flasin nëse do të votojnë kryetarin e Kuvendit
Deputetët e Listës Serbe janë paraqitur sot në Kuvendin e Kosovës për t’u reg...
-
Deputetët e Listës Serbe shkojnë në Kuvend për t’u regjistruar, a do të votojnë për zgjedhjen e kryeparlamentarit?
Deputetët e Listës Serbe kanë mbërritur sot në Kuvendin e Kosovës për të përm...