Lajme

Biden reagon për hapjen e negociatave nga BE me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut

Autori: Gazeta inFokus 16:20 | 19 July 2022

Presidenti amerikan, Joe Biden ka reaguar për hapjen e negociatave nga BE për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, thuhet se ky hap nga BE është i mirëpritur për faktin se ndërmerret në një periudhë kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, shkruan lajmi.net.

SHBA tutje thotë se një Ballkan demokratik, i sigurtë dhe i begatë është thelbësor për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe.

-Advertisement-

“Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Deklarata e plotë:

Shtetet e Bashkuara mirëpresin hapat e rëndësishëm që Bashkimi Evropian po ndërmerr për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik duke hapur bisedimet e pranimit në BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit. Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon që të rrisin angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta

Të tjera