Biden për rafineritë: Prodhoni më shumë karburant, më pak fitime
Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 15 June 2022
Presidenti Joe Biden u bëri thirrje të mërkurën rafinerëve që të prodhojnë më shumë benzinë dhe naftë, duke thënë se fitimet e tyre janë trefishuar gjatë periudhës së luftës midis Rusisë dhe Ukrainës, ndërsa amerikanët përballen me çmime të larta karburanti.
“Dhimbja me të cilën po përballen familjet meritojnë veprim të menjëhershëm”, thuhet në një letër që Presidenti Biden u dërgoi shtatë rafinerive amerikane. “Kompanitë tuaja duhet të bashkëpunojnë me administratën time për të arritur një zgjidhje të shpejtë dhe konkrete, që trajton krizën”.
Në Shtetet e Bashkuara çmimet e karburantit janë mesatarisht rreth 5 dollarë për gallon (një gallon ka 3.78 litra). Çmimet e larta kanë krijuar një barrë e rëndë ekonomike në vend dhe përbëjnë një kërcënim politik për demokratët që përballen me zgjedhjet e pjesshme për Kongresin amerikan në nëntor.
Vitin e kaluar, shkalla e inflacionit filloi të rritej ndërsa ekonomia amerikane u ripërtëri nga pasojat e pandemisë. Por rritja e inflacionit u përshpejtua gjatë muajve të fundit ndërsa çmimet e energjisë dhe ushqimeve u rritën pasi Rusia sulmoi Ukrainën në muajin shkurt duke dëmtuar tregjet globale të mallrave.
Qeveria amerikane raportoi të premten se çmimet e konsumit ishin rritur me 8.6% nga një vit më parë, rritja më e madhe në më shumë se 40 vjet.
Presidenti Biden thotë se rafineritë po përfitojnë nga pasiguritë e shkaktuara si rezultat i luftës në Ukrainë. Mesazhi i tij, se babëzia e korporatave po kontribuon tek çmimet më të larta është bërë temë debatesh mes shumë ekonomistëve, megjithatë pretendimi mund të ketë njëfarë ndikimi tek votuesit. Letra e presidentit u drejtohet kompanive Marathon Petroleum, Valero Energy, ExxonMobil, Phillips 66, Chevron, BP dhe Shell./voa
Të tjera
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se si do të jetë moti për ...
-
Edhe familja Jashari përfundon procesin e regjistrimit, stafi i ASK-së mirëpritet nga kryefamiljari Rifat Jashari
Kryefamiljari i familjes Jashari, .Rifat Jashari ka pritur stafin e ASK-së pë...
-
Çka bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje për...
-
Vetvendosja ia vë syrin Prizrenit? 300 anëtarësime të reja në këtë rajon
“Prizreni po e forcon lidhjen me VETËVENDOSJE!-n, dhe kryeqyteti i kulturës e...
-
Rama para shqiptarëve në Greqi: Faleminderit nga zemra për këtë mikpritje kaq prekëse
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka mbajtur një fjalim para shqiptarëve në...
-
Siljanovska sot merr detyrën si presidente e Maqedonisë së Veriut
Pas inaugurimit të Siljanovskës në Kuvend, sipas njoftimit, në kabinetin e Pr...
-
Aksident i rëndë në Gjermani, pesë të lënduar nga përplasja e BMW-së për disa pemë
Të dielën, në Gjermani një veturë e tipit BMW është përplasur për disa pemë, ...
-
Jahjaga takon ish-kryeministrin spanjoll Zapatero, nëpërmjet një postimi tregon çfarë foli me të
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e ka takuar në Madrid ish-kryemini...
-
Arrestohet një burrë në Prishtinë, rrẩḣu gruan dhe vajzën e tij
Është arrestuar një burrë në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se pas një mos...
-
Mbi 1 mijë e 700 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 719 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Dje përfundoi periudha transitore e BQK’së për dinarin, nga sot euro valuta e vetme për transaksione në Kosovë
Dje ka përfunduar periudha transitore e Bankës Qendrore të Kosovës rreth çësh...
-
Studentët e Infermierisë tregojnë nëse pas studimeve do tё qёndrojnë për të punuar nё Kosovë
Organizata joqeveritare Dita e Infermierëve “NURSE DAY”, e themeluar nё filli...