Lajme

Betohen 311 rekrutë të rinj në FSK, Mehaj: Keni ADN-në e komandantit legjendar, Adem Jashari

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 11 November 2022

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, në ceremoninë e betimi të 311 rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës u ka thënë atyre se në ADN-në e kanë Ushtrinë Çlirimtarë të Kosovës dhe Adem Jasharin, shkruan Gazeta Infokus.

“Ushtarë të dashur gjatë shërbimit tuaj brenda dhe jashtë vendit ecni gjithmonë me kokën lartë sepse ushtria jonë nuk ka luftuar kurrë për të pushtuar territore të huaja por ka mbrojtur me shpirt territorin e vet. Dijeni se në ADN-në tuaj keni Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, keni ADN-në e komandantit legjendar, Adem Jashari”.

Gjithashtu, ai para rekrutëve të rinj tha se FSK-në e udhëheqin ushtarakisht e politikisht “dy Adema”.

-Advertisement-

“Ushtria e Adem Jasharit nuk dorëzohet, nuk kthehet mbrapa dhe është e pathyeshme. Dy Adema na udhëheqin neve, Adem Jashari e Adem Demaçi njëri në aspektin politik e tjetri në aspektin ushtarak”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI – Universum International College sërish pjesë e Panairit të Edukimit, vazhdon të ofroj studime me standarde amerikane

Të tjera