“Beteja s’ka mbaruar” – Djali i Thaçit, Endriti: Vendimi në Hagë na ka lënduar, por nuk na ka mposhtur
Autori: Gazeta inFokus
18:32 | 22 September 2026
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar sërish lidhur me aktgjykimin dënues në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Në një deklaratë për emisionin ‘Ftesë në 5’ në Tp Channel, ai është shprehur se vendimi i Hagës i ka lënduar atë dhe familjen e tij, por nuk i ka mposhtur.
Endrit Thaçi ka thënë se beteja për drejtësi nuk ka mbaruar ende.
Po ashtu, ai ka falënderuar të gjithë shqiptarët, pasi çdo mesazh, reagim dhe fjalë mbështetjeje në shesh, në rrjetet sociale dhe përtej tyre, ka qenë burim force për të dhe familjen e tij.
“Dua t’i falënderoj nga zemra të gjithë shqiptarët, pa asnjë përjashtim, nga të gjitha viset shqiptare dhe nga diaspora, që na kanë qëndruar pranë dhe nuk e kanë ndalur zërin e tyre as pas vendimit. Çdo mesazh, reagim dhe fjalë mbështetjeje në shesh, në rrjetet sociale dhe përtej tyre, ka qenë burim force për mua dhe familjen time. Mirënjohja jonë është e thellë dhe e sinqertë.”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se mbështetja e qytetarëve është besim për të vazhduar në kërkim të drejtësisë.
“Në këtë moment të vështirë, mbështetja juaj na ndihmon të vazhdojmë me qetësi, dinjitet dhe besim duke shfrytëzuar çdo mundësi ligjore që drejtësia të vihet në vend. Vendimi mund të na ketë lënduar, por nuk na ka mposhtur. Beteja nuk ka mbaruar. Do të vazhdojmë me kokën lart deri në fund, të palëkundur në kërkimin e drejtësisë dhe të bindur se jemi në anën e duhur të historisë”, shkruan Endrit Thaçi në reagimin e tij.

T� tjera
-
Shiroka-Pula: Konsolidimi i demokracisë kërkon institucione funksionale
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim drejtorin e l...
-
“Çka flet ti e shtrembëron“, përplasje mes Hotit e Muratit për projektbuxhetin e vitit 2027
Gjatë shqyrtimit në parim të Projektligjit për ndarjet buxhetore të Buxhetit ...
-
Kurti takon deputetët francezë, diskuton për thellimin e marrëdhënieve Kosovë–Francë
Kryeministri Albin Kurti, ka bërë të ditur se ka marrë pjesë në një takim në ...
-
“Nuk e kam obligim me ju dhënë përgjigje” – Deputeti i VV nuk tregon pse mungoi në mbledhjen e Komisionit për rastin e Arlinda Zekajt
Mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet instit...
-
Nga 23 nëntori, transferet bankare në Kosovë do të kryhen brenda sekondash
Qytetarët dhe bizneset në Kosovë do të mund të realizojnë transfere bankare b...
-
Mbreti i Holandës uron Presidenten Shiroka Pula për marrjen e detyrës
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka pranuar një letër urimi nga M...
-
Kurti për fitoren e Listës Studentore në Serbi: Testi i parë është njohja e pavarësisë së Kosovës
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret që qeveria e re në Serbi ta njohë p...
-
Hoti: Kurti mashtron veten dhe botën me deklaratat se e ka ulur pabarazinë në paga
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka thënë se deklarat...
-
Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi
Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar nën dyshimin p...
-
Vendimi | Gjyqi ndaj Jeton Sylajt i mbyllur, “me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare”
Gjykata Themelore në Pejë ka konfirmuar për Gazetën Infokus se seanca fillest...
-
Dhun*ohet e mitura në Fushë Kosovë, dërgohet në strehimore
Një e mitur është dhunuar nga një person në Fushë Kosovë. I dyshuari sipas...
-
171 ditë me ndotje mbi kufirin e lejuar: Ajri që thith Kosova
Gati gjysmën e vitit me ndotje mbi kufijtë e lejuar. Kjo është pamja që del n...

































