Beteja me ekstremizmin, cili është armiku i SHBA’së dhe botës moderne

Autori: Gazeta inFokus
16:42 | 02 February 2023
Nëse në dekadat e kaluara sa herë është folur për armikun më të madh të ShBA-ve është menduar në grupet terroriste të motivuara nga islami, në vitet e fundit kjo ka ndryshuar.
Bota është kthyer në betejat klasike të fuqive të mëdha sikur para 11 shtatorit të vitit 2001.
Në dokumentarin “Beteja me Ekstremizmin” të mbështetur nga Ambasada e SHBA’së ekspertë të ndryshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë folur për rëndësinë që të ndalet krimi që vije nga urrejtja, dhe jo vetëm fetare, por edhe racore, kulturore apo edhe politike.
Sipas tyre, Rusia është duke orkestuar fushata në ShBA dhe gjithandej në Perëndim që nxisin përçarjet brenda shoqërisë, në mënyrë që të krijojë destabilitet dhe kësisoj të sulmojë demokracinë.
Në dokumentarin prodhim i TV Kanal10 dhe i mbështetur nga ambasada e SHBA-ve në Prishtinë, shpjegohet në detaje se si civilizimi perëndimor po rrezikohet edhe nga liderët popullistë e autoritarë të cilët krijojnë polarizim brenda shoqërisë në mënyrë që të mbërrijnë më lehtë tek vota.
Sipas ekspertëve, beteja me këtë lloj ekstremizmi të ri do të jetë e gjatë dhe Ballkani, një nga fushëbetejat kryesore.

Të tjera
-
“Toka e Babës” – Rifat Smani tregon se është një nga problemet më të mëdha të shqiptarëve, për këtë arsyje nisi serialin e ri
Rifat Smani, një prej aktorëve më të njohur në skenat shqiptare, ka filluar n...
-
Osmani: Sot edhe Kosova feston krah për krah me Amerikën
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në përvjetorin e 249-të të Pavarësisë së ...
-
Kurti takohet me dy deputetë britanikë
Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti sot në...
-
Haziri: Vendimi i Kushtetueses është kristal i qartë, por po keqinterpretohet nga LVV
Lutfi Haziri, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), ka thënë se ve...
-
Shefja e UNMIK vizitë në Bruksel, takon Emisarin Sorensen dhe të tjerë, i jep mbështetje dialogut Kosovë- Serbi
Shefja e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), Caroline Ziadeh,...
-
Nisin punimet për betonimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër në veri të Mitrovicës
Zëvendësministri i Infrastrukturës Hysen Durmishi ka publikuar video të punëv...
-
Nxehtë në fundjavë – javën e ardhshme rënie e temperaturave
Mot shumë i nxehtë do të vazhdoj të mbretëroj përgjatë ditëve të fundjavës në...
-
Osmani bisedon me Arifin rreth konstituimit të Kuvendit
Presidentja Vjosa Osmani konsultimet me përfaqësuesit e partive që kanë ulëse...
-
Shenoll Muharremi “godet”, Hekuran Muratin: Ky djalë as nuk e kupton ekonominë e as nuk di çka flet
Analisti i njohur ekonomik, Shenoll Muharremi, ka reaguar ashpër ndaj qëndrim...
-
Trump 40 minuta bisedë telefonike me Zelenskyn, u diskutua furnizmi i Ukrainës me mbrojtje ajrore
Presidenti i SHBA, Donald Trump, zhvilloi një bisedë telefonike ditën e sotme...
-
Endrit Thaçi uron Edi Ramën: Sot feston ditëlindjen miku më lojal i babait
Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit Hashim Thaçi, i ka uruar ditëlindjen kr...
-
Konsultimet me partitë politike, presidentja Osmani takohet me Veton Berishën
Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim deputetin nga komuniteti egji...