Lajme

Besim Hoxha nderon dëshmorin Zejnullah Zejna: Sakrifica e tij mbetet udhërrëfyes për brezat

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 03 June 2026

Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Besim Hoxha, ka marrë pjesë në përurimin e shtatores së dëshmorit Zejnullah Zejna, duke vlerësuar lart kontributin dhe sakrificën e tij për lirinë e Kosovës.

Përmes një postimi, Hoxha tha se ceremonia u organizua për të nderuar jetën dhe veprën e dëshmorit, i cili dha një kontribut të çmuar në rrugën drejt lirisë së vendit.

“Sot jemi mbledhur për përurimin e shtatores së dëshmorit Zejnullah Zejna, për të nderuar jetën, sakrificën dhe kontributin e tij të çmuar për lirinë e atdheut tonë”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

Hoxha theksoi se vepra e Zejnullah Zejnës mbetet simbol i guximit, atdhedashurisë dhe përkushtimit ndaj vendit.

“Me respekt dhe mirënjohje të thellë kujtojmë veprën e tij, e cila mbetet shembull i guximit dhe dashurisë për vendin. Emri i tij do të jetojë përherë në historinë tonë dhe në zemrat e qytetarëve”, u shpreh Hoxha.

Planifikoni udhëtimin tuaj nga Köln në Prishtinë me PrishtinaTickets
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy