Lajme

Besa Gaxherri sulmon Rasim Selmanajn: Kjo qeveri i kishte lodhur qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 17:44 | 22 August 2019

Besa Gaxherri nga radhët e LDK-së në emisionin imazh përball Rasim Selmanajt,  nga radhët e AAK-së i është kundërvë duke i thënë se qeveria në fjalë 90% të rasteve nuk ka pasur kuorum në Kuvend, përcjell Periskopi.

Sipas Gaxherrit kjo gjë ka ardhur si pasojë e mos vullnetit pozitivë të kësaj qeverie. Gaxherri në debat thotë se kjo qeveri i ka lodhur qytetarët duke mos mbajtur seanca.

“90% të kohës nuk la pasur kuorum kjo  qeveri, na kemi dashtë politikisht mi tregu që Kuvendi është jo  funksional, jo më tymë jo me gaz. Ju duhet ta pranoni rolin e opozitës Ju nuk keni pasur  mundësi as me kalu rendin e ditës,  ju nuk keni mundur  as me qeverisë”, ka thënë Gaxherri në RTK.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI

Të tjera