Lajme

Beqiri: Largimi i logos me flamurin dardan nga dekoratat, veprim i ulët i Thaçit

Autori: Gazeta inFokus 22:07 | 22 February 2019

Ismet Beqiri nga radhët e LDK’së, ka thënë se largimi i logos me flamurin Dardan nga dekoratat dhe mirënjohjet, është veprim i ulët nga Presidenti Hashim Thaçi.

“Largimi i logos me flamurin Dardan nga dekoratat dhe mirënjohjet, është veprim më se i ulët nga Presidenti Hashim Thaçi. Kot e ke, Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova, dhe flamuri Dardan janë vet historia jonë”, ka shkruar Beqiri në Facebook.

Vula presidenciale e ish-presidentit historik, Ibrahim Rugova, është hequr nga dekoratat dhe komunikimet me ndërkombëtarë qysh kur në krye të Presidencës ka ardhur Hashim Thaçi.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera