Lajme

Beqiri i kërkon Abdixhikut të marrë përgjegjësi: Në LDK, ai që humb zgjedhjet duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit

Autori: Gazeta inFokus 21:28 | 29 July 2026

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ismet Beqiri, ka deklaruar se kryetari i kësaj partie, Lumir Abdixhiku, duhet të respektojë, sipas tij, traditën e LDK-së dhe të marrë përgjegjësi për rezultatet e dobëta në zgjedhje.

Beqiri ka thënë se brenda LDK-së ekziston një rregull i pashkruar, sipas të cilit drejtuesit që nuk arrijnë rezultate të mira zgjedhore duhet t’ia lëshojnë vendin një udhëheqësi tjetër.

“Kjo LDK ka krijuar një rregull: kush i humb zgjedhjet ose nuk arrin rezultat të mirë, duhet t’ia lëshojë rrugën tjetrit”, ka deklaruar Beqiri në “RTV21

-Advertisement-

Ai ka përmendur edhe presidenten Vjosa Osmani, duke rikujtuar se ajo dikur kishte qenë kandidate e LDK-së për presidente, por më pas ishte larguar nga kjo parti.

Deklaratat e Beqirit vijnë në një kohë kur brenda LDK-së po zhvillohet debat për përgjegjësinë e drejtimit të partisë dhe rezultatet e saj në proceset zgjedhore

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy