Sport

Benzema trondit Realin, ja sa gjatë do të mungojë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 19:13 | 09 September 2017

Karim Benzema është lënduar sot në ndeshjen ndaj Levantes, e cila përfundo baras 1:1.

Real Madrid ka marrë një tjetër lajm pas barazimit 1:1 me Levanten, në kuadër të La Ligas në Santiago Bernabeu.

Kjo pasi Karim Benzema ka pësuar një lëndim në këtë takim, ku u detyrua të largohet nga fusha në minutën e 28’.

Pas testeve të kryera në Spitalin Universitar Sanitas La Moraleja, del se francezi ka lënduar muskulin e këmbës së djathtë të njohur si “semimembranosus”.

-Advertisement-

Sipas të përditshmes spanjolle, AS, Benzema do të jetë jashtë fushave të gjelbra për 4 deri në 6 javë.

Pos, tij, për shkak të ndëshkimit me karton të kuq, me katër ndeshje pritet të dënohet mbrojtësi brazilian, Marcelo. /Express/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’

Të tjera