Sport

Belgjika, Martinez: Kemi punuar për të qenë më të mirët e botës

Autori: Gazeta inFokus 08:16 | 10 July 2018

“Kemi një mundësi unike dhe duam ta shfrytëzojmë. Kemi dy vjet që punojmë shumë për të qenë më të mirët e botës”.Kështu është shprehur Roberto Martinez, trajneri i Belgjikës, në prag të gjysmëfinales së Botërorit ndaj Francës.

Ndërsa Kevin De Bruyne theksoi se skuadra ka presion, por shtoi se të gjithë do të japin maksimumin kur të jenë në fushë.

“Në ndeshje të tilla duhet të kesh edhe fat. Varet gjithçka nga dëshira që do të kemi, talenti, stërvitja dhe fati”, deklaroi mesfushori i Manchester City.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera