Lajme

Bekim Haxhiu publikon “betimin e infermierit”: Kushdo që e shkel atë duhet t’i merret licenca

Autori: Gazeta inFokus 17:31 | 02 November 2022

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj të moshuarës në shtëpinë e pleqve në Pejë, shkruan Gazeta Infokus.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu ka publikuar betimin e infermierit duke thënë se kush e shkel atë duhet t’i mirret licenca dhe të dënohet sipas legjislacionit në fuqi.

“Për shkeljen e betimit dhe sjelljen ç’njerëzore të infermiereve në Pejë ndaj të moshuarës, duhet urgjentisht Oda e Infermierëve të inicioj procedurën për marrje të licencës sipas ligjit në fuqi”, ka shkruar Haxhiu.

-Advertisement-

Pamjet nga rrahja e të moshuarës u publikuan në rrjetet sociale nga aktorja Kaltrina Zeneli.

Derisa, lidhur me rastin Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuara.

Këtë për Infokus e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Ndërkaq, nga Prokuroria Themelore e Pejës kanë njoftuar se të dyshuara janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Derisa shtëpia e pleqve “Orenda” ka suspenduar nga puna katër infermieret të përfshira në këtë rast./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Një vit i suksesshëm përtej pritshmërive
-Advertisement-

Të tjera