Lajme

Bekim Haxhiu i përgjigjet Kurtit për doktoraturën: Unë sot me PhD, ky me studime themelore

Autori: Gazeta inFokus 17:09 | 23 June 2022

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i është përgjigjur kryeministrit Albin Kurti, lidhur me deklaratën që e bëri ai në kuvend, se “vetëm një person me doktorraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi”.

Deputeti i PDK-së ka thënë se e njeh Kurtin që kur ai kanë qenë studentë, duke thënë se ai ka PhD, ndërkaq i pri i ekzekutivit është vetëm me studime themelore.

“Për mua që e njoh Albin Kurtin që nga Unioni i Studentëve të vitit 1997, të dy atëherë studentë, unë sot me PhD, ky me studime themelore, e kuptoj qëllimin e tij, që është tensionimi, polarizimi për me blloku një kërkesë të qytetarëve”, tha Haxhiu.

-Advertisement-

Kujtojmë se kryeministri Kurti derisa po diskutohej sot në Kuvend për Projektligjin për tërheqjen e 30 për qind të mjeteve nga Trusti, ironizoi me Haxhiun duke thënë se “vetëm një person me doktoraturë në Fizioterapi e ka vetëbesimin që të propozojë diçka kaq të madhe në ekonomi”./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera