Begaj e përmbyll vizitën në Kosovë duke qëndruar tek Lidhja e Prizrenit

Autori: Gazeta inFokus
15:43 | 16 August 2022
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, e ka përmbyllur vizitën në Kosovë duke qëndruar në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.
Kjo është vizita e tij e parë jashtë Shqipërisë prej kur është zgjedhur president.
Gjatë ditës së hënë, Begaj ka takuar krerët shtetërorë, ku me nderime të larta është pritur nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e më pas nga kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti.
Gjatë ditës së martë, presidenti shqiptar është takuar edhe me krerët opozitarë në vend, por jo edhe me të parin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Kjo pasi Begaj dhe Abdixhiku nuk janë pajtuar për vendin ku duhet mbajtur takimi.
Presidenti Begaj gjatë qëndrimit në Kosovë ka bërë homazhe në kompleksin memorial “Adem Jashari” në Prekaz.
Pas homazheve pranë varrezave të mbi 50 të vrarëve të familjes Jashari, Begaj ka vizituar edhe kullën ku për disa minuta ka dëgjuar nga ciceroni historinë e sulmeve nga forcat e armatosura serbe.
Po ashtu, ai ka vizituar edhe muzeun në Prekaz, ku ndodhen fotografi, dokumente e dëshmi të shumta të gjenocidit serb.
Ndërkaq, në ditën e dytë të vizitës në Kosovë, Begaj përveç krerët e partive opozitare, ka takuar edhe komandantin e KFOR-it, trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare në kuadër të KFOR-it në Pejë, si dhe kryetarin e Prizrenit, Shaqir Totaj.

Të tjera
-
Neuropsikiatri Afrim Blyta u drejtohet me një letër liderëve: A keni fytyrë, ndërgjegje, njerëzi?
Doktori Afrim Blyta, i doktoruar në fushën e neuropsikiatrisë, ua ka shkruar ...
-
Tahiri i AAK-së: Ne duhet të themelojmë qeverinë që udhëhiqet nga Bedri Hamza
Nënkryetari i AAK-së, Besnik Tahiri ka folur rreth themelimit të Qeverisë së ...
-
Tragjedia në Prishtinë, Çitaku: Diku kemi gabuar keq – çka duhet të ndodhë që të ngrihemi në këmbë kundër dhu*nës?
Vlora Çitaku, deputete e Partisë Demokratike e Kosovës, ka reaguar në lid...
-
Aeroporti i Tiranës drejt transformimit si një ndër më të bukurit e Evropës
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama zhvilloi sot një vizitë në Aeroportin Ndë...
-
Blerina Rugova-Kllokoqi reagon pas vde*kjes së dizajnerit të njohur kosovar
Gjatë ditës së premte në Rrugën B, është gjetur i vdekur dizjaneri i njohur, ...
-
Dy persona lëndohen nga aksidenti mes dy kamionëve në Zabel të Ulët të Drenasit
Dy persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur mes dy kamion...
-
Detaje nga QKUK-ja, 30-vjeçarja e plag*osur në gjendje stabile, është liruar nën përcjellje të Policisë
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në një ndërtesë në rrugën “B” në Prishtinë, k...
-
Raportohet për një aksident mes dy kamionëve në Komoran
Një aksident i rëndë raportohet të ketë ndodhur mes dy kamionëve në Komoran t...
-
E plag*osura në Rrugën B kërkoi ndihmë në një ordinancë dentare
Një 34-vjeçar mbeti i vdekur sot në Rrugën B në Prishtinë, si pasojë e lëndim...
-
Vd*es një person tek Rrugën B, dyshohet se është dizajner i njohur kosovar
Një burrë ka humbur jetën gjatë ditës së premte në Rrugën B në Prishtinë. ...
-
Shtime: Qytetari dorëzon në polici portofolin me 160 euro dhe dokumente personale
25-vjeçari G.Z., gjatë ditës së sotme në Shtime ka dorëzuar në polici një por...
-
Kurti pret në takim shefin e ri të OSBE-së: Vlerësojmë mbështetjen e vazhdueshme ndaj shtetit tonë
Kryeministri në dorëheqje, Albin Kurti, priti në takim Shefin e ri të Misioni...