Ekonomi

BE vazhdon të mbështesë bujqësinë, përfitojnë 20 biznese të reja

Autori: Gazeta inFokus 08:03 | 04 September 2019

Zyra e BE-së dhe përfaqësuesi special i BE-së, në bashkëpunim me Forumin për Iniciativa Qytetare (FIQ), sot organizojnë ceremoninë e ndarjes së nëngranteve për 20 “start-up” në fushën e bujqësisë dhe teknologjisë së komunikimit të informacionit.

Ndarja e nëngranteve është pjesë e projektit “Përshpejtimi i vetë-punësimit dhe ndërmarrësisë në Kosovë”, i mbështetur nga BE-ja dhe i zbatuar nga FIQ-i, i cili gjithashtu përfshin trajnime për më shumë se 100 të rinj në ndërtimin e kapaciteteve në temat kryesore në lidhje me vetë-punësimin dhe aftësitë ndërmarrëse.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera